Scholz bën thirrje për armëpushim gjatë Ramazanit

  • A.P /
  • 10 March 2024 - 16:22
Scholz bën thirrje për armëpushim gjatë Ramazanit

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka bërë thirrje për një armëpushim afatgjatë në luftën e Gazës, që do të ishte ideal gjatë Ramazanit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Një armëpushim i tillë duhet të sigurojë që pengjet izraelite të lirohen përfundimisht dhe që më në fund të shkojnë më shumë ndihma humanitare në Gaza”, tha kancelari në një video-mesazh të dielën.

“Presidenti i SHBA-së, unë dhe shumë të tjerë jemi të përkushtuar fuqishëm për këtë”

Scholz tha se ai është "i sigurt se shumica dërrmuese e izraelitëve dhe palestinezëve duan paqe".

Bisedimet për armëpushimin janë bllokuar.

“Hamasi mbetet i hapur për bisedime të ndërmjetësuara me Izraelin”, tha udhëheqësi politik i grupit militant, pasi të dyja palët nuk arritën një marrëveshje armëpushimi dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve përpara Ramazanit. Por Ismail Haniyeh këmbënguli se një armëpushim i përhershëm në Gaza dhe tërheqja e të gjitha forcave izraelite ishte e vetmja mënyrë për të arritur një marrëveshje. Një anëtar i byrosë politike të Hamasit i tha CNN se ende nuk ka të dhëna që negociatorët e Hamasit të kthehen në Kajro për të rifilluar bisedimet.

(Kosova Sot Online)