Pse Serbia nuk e mbështet deklaratën e BE-së për vdekjen e Navalnyt?

  • A.P /
  • 29 February 2024 - 13:51
Pse Serbia nuk e mbështet deklaratën e BE-së për vdekjen e Navalnyt?

Serbia nuk e ka mbështetur deklaratën e përbashkët të Bashkimit Evropian lidhur me vdekjen e politikanit opozitar rus, Aleksei Navaly, thanë burimet diplomatike në Bruksel, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Këtë deklaratë, në emër të BE-së e ka paraqitur përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

Radio Evropa e Lirë mëson se vendet që nuk janë anëtare të BE-së kanë pasur afat deri më 28 shkurt që t’i bashkohen kësaj deklarate. Deri në atë datë, Serbia nuk është shprehur për këtë temë dhe kjo nënkupton që nuk e ka mbështetur të njëjtën. Me deklaratën e BE-së për vdekjen e Navalynt nuk është pajtuar as Turqia.

Burimet në Bruksel konfirmuan se të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor mbështetën deklaratën e bllokut evropian, përmes së cilës presidenti rus, Vladimir Putin, mbahet direkt përgjegjës për vdekjen e Kritikut të Kremlinit.

Serbia edhe në të kaluarën nuk ka përshtatur qëndrimet me politikën e jashtme të BE-së, sidomos me çështjet që kanë të bëjnë me Rusinë. Përkundër thirrjeve nga BE, që secili shtet kandidat i cili synon integrimin në bllok të përshtatet me deklaratat dhe qëndrimet e BE-së, Serbia ka vazhduar t’i injorojë këto thirrje.

Serbia po ashtu nuk u është bashkuar sanksioneve të vendosura nga BE-ja ndaj Rusisë për shkak të luftës së paprovokuar ndaj Ukrainës.

Ndryshe, Navalny, kritik i ashpër i Kremlinit, vdiq më herët gjatë këtij muaji në një burg në Arktik, ku po vuante një dënim të gjatë nën akuza për ekstremizëm.

Familja e tij, bashkëpunëtorët dhe shumë qeveri perëndimore e kanë fajësuar drejtpërdrejt Putinin për vdekjen e Navalnyt.

(Kosova Sot Online)

Publikohet emisioni i Adelinës që u ndalua nga RTK, ja çfarë tha hoxhë Drilon Gashi

Emisioni i artistes Adelina Ismaili, "Show i së Premtës", i cili së fundi u ndalua në mënyrë arbitrare si në kohën e komunizmit vetëm pse të ftuar e kishte hoxhën Drilon Gashi me botëkuptim ndryshe, është transmetuar i plotë në llogarinë e saj sociale në Facebook,  shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Teologu hoxhë Drilon Gashi në emisionin  "Show i së Premtës", ndër të tjera ka theksuar se Arabia Saudite kohëve të fundit ka bërë disa përparime dhe reforma rrënjesore prandaj viteve të fundit në Arabi festohet edhe Viti i Ri, Krishtlindja, Hallowen edhe festa e të dashuruarve.

"Unë atje kam pasur rastin t'i mbaroj studimet dhe sot po ndihem mirë që atje kanë ndryshuar shumë gjëra për të mirë por e keqja është se disa që kanë dalur nga ato studime janë kthyer në Kosovë dhe e kanë sjellur një Arabi Saudite me mendësi të vjetër të pareformuar. Dmth. me një mendësi të mesjetës e kjo mua po bën dëm. Në Arabinë Saudite atje reformohen derisa ne në Kosovë shkojmë prapa gjë që nuk po më pëlqen. E jona është të ecim me kohën se Zoti ka dashur që bota të avancohet dhe ne duhet të ecim me modernizimin", ka theksuar Gashi.

Godet Drilon Gashi: Disa që kanë studiuar në Arabi janë kthyer në Kosovë me një mendësi të mesjetës

Teologu hoxhë Drilon Gashi në emisionin  "Show i së Premtës", përballë Adelina Ismailit,  ndër të tjera ka theksuar se Arabia Saudite kohëve të fundit ka bërë disa përparime dhe reforma rrënjesore prandaj viteve të fundit në Arabi festohet edhe Viti i Ri, Krishtlindja, Hallowen edhe festa e të dashuruarve,  shkruan gazeta "Kosova Sot Online".