horoskopi
Dashi

Mars 21 - Prill 20

Horoskopi ditor e Hënë 29 Qershor 2026

Në marrëdhënie sot pritet një qetësi e veçantë, por mund të ndiheni disi të tërhequr apo të mbyllur ndaj partnerit. Komunikimi i hapur do të jetë çelësi për të shmangur keqkuptime të vogla që mund të lindin. Beqarët mund të ndihen të pavendosur për të ndërmarrë hapa të rinj në dashuri. Në punë do të keni mundësi të tregoni aftësitë tuaja, por shmangni debatet me kolegët. Mund të merrni një lajm të mirë lidhur me një projekt të mëparshëm. Shëndeti do të jetë i mirë në përgjithësi, por mos e neglizhoni lodhjen mendore. Në planin financiar, ruani kujdesin me shpenzimet, pasi ka mundësi të lindin disa pagese të papritura që kërkojnë menaxhim të mirë.