Yjet që e kanë 'bërë bërllok' punën e tyre

  • 01 November 2017 - 19:18
Yjet që e kanë 'bërë bërllok' punën e tyre

Kur flasim për faktin e të qenët i famshëm, jo gjithçka që prekin ata e shndërrojnë në ar, e gabimet i shohin e gjithë bota. Përderisa disa yje zgjedhin që t'i mbajnë të fshehta gabimet e tyre, duke u shtirur se gjithçka ishte në rregull, të tjerët nuk kanë frikë t'i futen një projekti që më saktë nuk ju shkon ashtu siç e kanë planifikuar. Do të befasoheni kur e shikoni se cilat yje kanë dëmtuar punën e tyre.

Ben Affleck - "Daredevil"

Image

 Kur "Daredevil" (2003) kishte tentuar të shkonte rrugës të cilën e kishin ndjekur edhe librat komikë të tjerë, si "X-Men" dhe "SpiderMan", doli me një ngecje të dukshme. Me një arritje te "Rotten Tomatoes" me vetëm 44 për qind, "Daredevil" nuk është ana më e ndritshme në karrierën e aktorit, tashmë dhe regjisor, Ben Affleck. Në fakt, ai do të jetë i pari që në fakt tregon se si ndihet për këtë. "Unë e urrej kaq shumë "Daredevil", kishte thënë Affleck për gazetën "TimesTalk", duke e shpjeguar se ishte pikërisht ky dështim që e kishte detyruar atë që të merrte rolin e Batman-it, në filmin "Batman V Superman: Dawn of Justice" (2016). Megjithëse as ky nuk doli si më së miri, ndoshta Ben duhet të grumbullojë më shumë superheronj në një vend.

Matt Damon - "The Bourne Ultimatum"

Image

Përkundër se kishte arritje të mëdha dhe audiencë, me gjasë aktori i mirënjohur Matt Damon duket të mos jetë adhuruesi më i madh i filmit "Bourne Ultimatum" (2007), filmi i tretë në seritë shumë popullore të Jason Bourne-s. Në njërën prej intervistave të tij, për "GQ", aktori Damon duke qeshur ka treguar se si skenari për vazhdimin e filmit nga Tony Gilroy doli të jetë një skript i tmerrshëm për "Ultimatum". "Unë nuk e fajë- soj atë për atë që ka marrë plot të holla dhe duke i dorëzuar ato atje ku i ka marrë", ka thënë Damon. Përkundër kësaj, Damon ka vazhduar të shfaqet në film, përfshirë edhe vazhdimin e katërt "The Bourne Legacy" (2012).

Channing Tatum - "G.I. Joe: The Rise of Cobra"

Image

Pas kishte bërë goxha një emër prej një aktori në "Step Up" (2006), Channing Tatum e gjeti veten të bllokuar duke bërë "G.I. Joe: The Rise of Cobra" (2009), dhe që atëherë ai është pishman për diçka të tillë. "Shikoni, dua të jem krejt i ndershëm dhe i sinqertë me juve, e urrej atë dreq filmi", kishte thënë Tatum te Howard Stern. "Unë isha detyruar që ta bëj atë film… ata ta japin një kontratë dhe shkojnë. Kur je aktori ri, kjo tingëllon: Oh, Zot, hatashëm, unë po e bëj këtë".

Michelle Pfeiffer - "Grease 2"

Image

 Përderisa origjinali i filmit "Grease" (1978) është një klasik i adhuruar, vazhdimi i tij në vitin 1982, "Grease 2", është larg nga ajo që është pritur. Këtë e thotë Michelle Pfeiffer për "Hollywood.com " gjatë vitit 2007, se ajo kishte dashur të shfaqej në ribërjen e origjinalit në tentim që ta "fshijë kujtesën" e performancës së saj poshtëruese në vazhdimin e filmit. "Unë e kam urryer atë film (Grease 2) dhe nuk mund ta besoj se sa i keq që ishte", ka thënë Pfeiffer. "Gjatë asaj kohe, unë isha shumë e re në moshë dhe nuk dija më mirë… po dëgjoj se është një film kulti tani".

George Clooney - "Batman & Robin"

Image

 Në mesin e vitit 2000, trilogjia e Christopher Nolan "Dark Knight" rezultoi me "Batman"-in që konsiderohej si kurora e bizhuterive të filmave "DC Comics". Kjo nuk ishte aspak detyrë e lehtë, falë asaj që kishte kaluar jashtëzakonisht keq "Batman and Robin" (1997) me rolin e George Clooney si "Caped Crusader". Clooney në disa raste kishte bërë shaka rreth faktit se e kishte 'shkatërruar' personazhin dhe për këtë fakt ai mban një poster të filmit në zyrën e tij, për ta kujtuar gjithmonë se çfarë ndodh kur e bën një film vetëm për të holla. "Unë kam menduar se ky do të ishte një film shumë i mirë, edhe për karrierën time", kishte thënë Clooney te "Graham Norton Show". "Um, nuk doli të ishte ashtu".

Charlize Theron - "Reindeer Games"

Image

Në vitin 2007, Charlize Theron ishte emërtuar si "Esquire's Sexiest Woman Alive". Gjatë një interviste me Tom Chiarella-n, ajo ka zbuluar se kishte bërë filma që i urren, porse ajo e kishte përmendur vetëm njërin prej tyre, "Reindeer Games". "Se ishte film i keq, shumë i keq", ka thënë ajo. "Por, edhe nëse filmi ta shpif, kam punuar me John Frankenheimer. Ai ishte regjisor i "Manchurian Candidate", që është filmi i filmave. Ta hajë dreqi".

(Kosova Sot)