Shkodran Tolaj laureohet me çmimin 'Ambasador për paqe'

  • A.P /
  • 07 April 2024 - 12:05
Shkodran Tolaj laureohet me çmimin 'Ambasador për paqe'

Federata Universale për paqe në botë, në një ceremoni të organizuar dhe të mbajtur sonte, me datë 05 prill 2024, në sallën e evenimenteve të Ambasadës së paqes për Ballkanin, me qendër në Tiranë, dekoroi me çmimin e lartë “Ambasador për paqe” tenorin dhe drejtorin e Ansamblit Nacional të këngëve e valleve shqipe në RMV, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Drejtori Shkodran Tolaj u dekorua në mesin e dhjetë personaliteteve nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Çamëria me motivacion “Modele pozitive mbarëshqiptare që frymëzojnë paqe”.

Ky çmim është dekorata më e lartë që i jepet tenorit dhe drejtorit Tolaj nga këshilli i Federatës Universale për paqe në botë, pas propozimit që është bërë kohë më parë nga Qendra e artit dhe kulturës shqiptare me qendër në Tiranë dhe vlerësimit të biografisë së tij artistike e menaxheriale!

Ky çmim jepet në 160 vende të botës për personalitetet më të spikatura që promovojnë vlera morale në shoqëri dhe në punë, familje të fortë e të qëndrueshme dhe që përçojnë bashkëpunim ndërfetar dhe ndëretnik duke kontribuar në ngritjen e vlerave nacionale në arenën ndërkombëtare përmes krijimit të urave të bashkëpunimit mbi bazën e ndërtimit të kulturës së paqes!

(Kosova Sot Online)