Tregimi për mafinë italiane të viteve të 70-ta - Kulturë - Kosova Sot
Tregimi për mafinë italiane të viteve të 70-ta

Tregimi për mafinë italiane të viteve të 70-ta

KRITIKË E FILMIT 'ALL THE MONEY IN THE WORLD'

Film me shumë gjëra të ndryshme, pikëllim, skena kriminale, fund politik, fat dhe fatkeqësi 

Sipas shumë kritikëve, Ridley Scott i ka sjellë filmit më dinamik që ka bërë ndonjëherë në karrierën e tij si regjisor, megjithëse tani është 80 vjeç

Christopher Plummer shfaqet për të zëvendësuar Kevin Spacey-n në trilerin që është bazuar në faktet e kidnapimeve, bërë nga regjisori Ridley Scott, ku yjet kryesore janë aktorët e njohur Michelle Williams dhe Mark Wahlberg. Madje, sipas shumë kritikëve, ai ka sjellë filmin më dinamik që ka bërë ndonjëherë në karrierën e tij si regjisor, megjithëse tani është 80 vjeç. E sa i përket Christopher Plummer, ai shfaq performancën më të mirë që i është dhënë ndonjëherë një aktorit, i cili muaj më parë para se të debutojë filmi, madje as që ishte në plan të filmit. 

Vozitet nga kopukët e Brigadave të Kuqe

Këta dy profesionistë të vjetër tregojnë se janë bërë nga "All the Money in the World", një triler i tmerrshëm por edhe po aq i shkathtë që ka të bëjë me mafinë italiane të viteve 1973, të cilët asokohe kidnapojnë nipin e njërit prej njerëzve më të pasur në botë, John Paul Getty. Po ashtu, Michelle Williams është e hatashme teksa qëndron në zemër të filmit, si nëna e djaloshit të ëmbël që ka vetëm 16 vjet, Jean Paul Getty III. Në skenën hapëse, ai tërhiqet nga rrugët e Romës në një kombibus që vozitet nga kopukët e Brigadave të Kuqe, për t'u mbajtur derisa plaku Getty, tani objekt britanik, të paguajë 17 milion dollarë për ta kthyer, një kërkesë që refuzohet. 

Pasojat e rrëmbimeve

Skripti i David Scarpa-s, bazuar në librin e vitit 1995 nga John Pearson me titull origjinal "Painfully Rich: The Outrageous Fortune and Misfortunes of the Heirs of J. Paul Getty", që furnizon rrëmbimet dhe pasojat e rrëmbimeve. Por, filmi është i përcaktuar në sjelljen e nënës, Gail Harris, e cila është e pikëlluar, por gjithashtu i përfytyruar dhe i shkathët në qasjen e saj ndaj rrethanave të shumta të pafavorshme. Marrë parasysh se burri i saj i padobishëm John Paul Getty II (Andrew Buchan), është droguar diku në Marok me Mick Jagger, ajo është një nënë që tenton ta lirojë djalin e saj. Është një film me shumë gjëra të ndryshme, pikëllim, situata të ndryshme, fund politik, skena kriminale, fat dhe fatkeqësi. Kur ajo dhe burri i saj ndahen në vitin 1971, ajo heq dorë nga e gjithë pasuria në mënyrë që të ketë kujdesin ndaj fëmijës. Gail me këtë rast pret pak, nuk ka kë ta thërrasë apo ta angazhojë përpos ish- operativin e Forcave Speciale dhe ish operativin e CIA-s, Fletcher Chace (Mark Wahlberg). Ky djalosh i hijshëm e di fare mirë se si shkojnë punët me njerëzit e tillë dhe e di se sa punë e ndytë do të jetë kjo. Nuk duhet harruar se ai ka punë me Brigadat e Kuqe, një organizatë e dhunshme e majtë që është e specializuar për të kidnapuar njerëz të pasur. Është kopuku Cinquanta (Romain Duris), që merret me rastin e kidnapimit. Gail shfaqet me një theks anglez, teksa thotë "Unë vetëm dua që djali im të më kthehet"! Williams dhe Wahlberg zhvillojnë disa ritme të bukura. Gail dhe Chace janë gjithmonë në lëvizje, nganjëherë edhe në mënyrë ilegal e refuzimi i gjyshit për të paguar për nipin po ashtu jep një porosi të qartë se ai rrezikon edhe të paguajë edhe për nipin tjetër që është 14 vjeç. Pak para fundit, vdekja e plakut lidhet me kthimin e nipit. Lokacionet e filmit janë tmerruese. 

(Kosova Sot) 

8 orë e 26 minuta më parë
12/12/18