Skënderbeu në 'sytë' e një të riu turk

  • 03 February 2018 - 11:48
Skënderbeu në 'sytë' e një të riu turk

ME SHKAS EDHE KUJTESËN KOLEKTIVE TË PAKICAVE TË TJERA ETNIKE RRETH SKËNDERBEUT (3) 

SHKRUAN: AVNI RUDAKU

Miti i Skënderbeut është shtrirë në shumicën e shteteve evropiane

Historia përnjëmend është lëndë interesante dhe pavarësisht zhvillimit të teknologjisë, hajgareve se 'historia është set përrallash', në fakt shumë prej nesh, më shumë interesohen për historinë e largët, sesa për mungesën e ujit të pijshëm, bërllokun e qymyrin ndotës, mungesën e gjelbërimit gjithandej qyteteve të Kosovës, papunësinë masive e të palëkundshme për dy dekada, varfërinë vrasëse sistematike, kequshqyerjen... Bile për ta treguar një tragjedi kombëtare: Një mik im u bë prind për së dyti dhe ishte tronditur për dy gjëra në QKUK në Prishtinë. E para, bashkëshortja e tij në vendin e lindjes, ku duhet të jetë sinonim i pastërtisë ekstreme, komoditetit, shtretërve të përshtatshëm e pa njolla, me interier relaksues veç për sytë e shpirtin, me temperaturë adekuate me saktësi të plotë, nuk kishte pasur ngrohje dhe ishte detyruar ta blinte një ngrohëse sa kohë qëndroi bashkëshortja e tij për lindjen e dytë në pavijonin e gjinekologjisë. Obobo! Mallkuar na qoftë historia ma thoshte ai, kur teksa pushonte me mua dhe shihte kacafytjet e disa analfabetëve për Skënderbeun! Mallkuar qoftë historia, pa u rregulluar gjinekologjia! - përsëriste, me të drejtë e qind për qind miku, përvoja e të cilit në gjinekologjinë në Prishtinë, ishte e tmerrshme. E dyta, ishte mërzitur shumë, kur gati secila nënë që po dilte, ishte bashkërisht me beben, ndërsa një vajzë e re ishte pa beben e saj, sepse e kishte nënshkruar braktisjen nga vështirësia ekonomike për të pasur jetë normale e të pavarur, pa i dëgjuar mentalitetet patriarkale e konservatore se çfarë thonë dhe si duhet jetuar, e kush duhej përkujdesur pas lindjes për beben, me shkas divorcin në kohë shtatzënie! Edhe patriarkalizmi është rezultat i ekonomisë së dobët, se jo ndofarë emancipimi vetvetiu sikur e mendojnë gabueshëm shumë feministë amatorë! Le t'i kthehemi ne historisë, për shkak të temës mbi kulturën dhe të kaluarën tonë, por desha të them me rastin e mësipërm, se shpesh në hapësirën publike aq shumë rritet interesimi për historinë e largët mesjetare mbi Skënderbeun, sakaq zgjon më shumë pasion për debat sesa vetë fati tragjik i gjinekologjisë kosovare! Le të vazhdojmë me pjesën e tretë dhe të fundit të kolumnes mbi Skënderbeun, kulturalisht dhe sociologjikisht, të shkërmoqim edhe memorie kolektive të pakicave etnike, se si mund ta shohin historinë e personazhin më të fuqishëm aktual në hapësirën shqiptare. Më shumë do të dominon përshkrimi dhe rrëfimi mbi të nga pakica turke në Kosovë, sepse është interesante të shihet se si është shtresëzuar kujtesa kolektive pas aq shumë shekujsh tek ata/ato që pretendojnë apo se janë me të vërtetë, 'pasardhësit e drejtpërdrejtë të osmanëve'! Kjo kolumne është mundësi e mirë për atë shans që nuk na u dha një ditë në një emision televiziv, për shkak të minutazhit dhe disa gabimeve të thella profesionale të moderatorit, për të mos shpërndarë kohën njësoj për të gjithë panelistët e ftuar!

"TURQIT NUK JANË HOMOGJENË"

E kisha një intervistë me qëllime studimore dhe kureshtje personale se si e shohin turqit e Kosovës, figurën e Skënderbeut dhe në përgjithësi, ndonjë figurë që identifikohet si antiosmane, por që ka qenë para 100 e kusur vjetësh (me qejf do ta ktheja në hulumtim serioz me shumë respodentë, por nuk i dihet!) E përzgjodha një djalë të ri, i cili ka një histori të veçantë në qytetin tim. Është banor i zonës urbane për kohë të gjatë, saqë tregon shumë rrëfime mbresëlënëse për gjyshen e tij turke me qindra fotografi të vjetra, të cilat ia kishte lënë amanet për t'i ruajtur nipit të saj që po e intervistoja. Identifikimin etnik gjithmonë e mbajnë si turq dhe më tregon diçka irrituese, sipas tij: "Nerva më shkojnë do persona, të cilët prej se e mbaj në mend, nuk më pranojnë identitetin tim, por thonë se ne nuk jemi turq, por 'marohemi' si turq. Ne jemi turq dhe ne e dimë më së miri si ndihemi, kush jemi dhe nga e kemi origjinën. Nuk kemi nevojë të rrejmë, sepse ndihemi shumë mirë në Kosovë dhe nuk na bën askush presion se kush duhet të jemi. Madje, kur shkojmë në Turqi, na thonë 'kosovarë', ose 'jugosllavë'" - rrëfehet ai. Fillova me disa pyetje rreth kujtesës kolektive të turqve kosovarë. Më thotë se "turqit nuk janë homogjenë sikur mendojnë shumica shqiptare në Kosovë, ashtu sikur mund të gabojnë edhe shumica e turqve kur i shohin shumicën shqiptare me mendim të ngjashëm për gjithçka." "Turqit janë të ndarë në konservatorë apo erdoganistë, kemalistë, apo edhe më pak, por që ka, gylenistë. Madje, në mesin e shumicës së turqve, ka edhe disa stereotipe sikur ju që i keni për njëritjetrin, një qytet me qytetin tjetër, aso paragjykimesh lokale dhe suburbane. P.sh., shumica e turqve në Kosovë, i stereotipizojnë si më 'katundarë' turqit e Komunës së Mamushës - e vetmja komunë me shumicë turke në Kosovë. Këtë epitet, ngulmon ai, e ka origjinën në dallimet që i kanë bërë për kohë të gjatë, 'prizrenasit e vjetër e urbanë', të cilët më parë kanë pasur raporte shoqërimi me 'prizrenasit shqiptarë e të tjerë, të lagjeve të vjetra', se sa kanë lidhjen më të fuqishme etnike me njëri-tjetrin. Për turqit jashtë Mamushës, këta të fundit janë të stereotipizuar në rrethe private, si më pak të urbanizuar, më fshatarë dhe besoj se kjo ka ardhur nga prizrenasit e vjetër që identifikoheshin si turq, qofshin edhe shqiptarë të vërtetë" - e përforcon bindjen e tij i riu turk nga Rajoni i Anamoravës. E pyes për Skënderbeun, e ai më rrëfen përvojën e tij edhe në shkollë, edhe në kafeteri, edhe në familje, edhe në lagje, për humoret që i bëjnë turqit e Kosovës për Skënderbeun, me shumicën shqiptare. "Sa herë më bie të takohem me ndonjë të ri shqiptar në tavolinë ku jam me shokët e mi të ngushtë shqiptarë, gjëja e parë që e fillojnë me shaka, ironi apo cinizëm, është figura e Skënderbeut. Tregojnë se qysh Skënderbeu herë e ka luftuar Perandorinë Osmane, herë Turqinë, herë ngatërrojnë pesë shekuj në terminologji. Pastaj krekosen se si një kryengritës arbëror - e ne që i themi arnaut, e paskësha luftuar një perandori aq të madhe. Mirëpo, neve na qeshet gati për gjithçka që tregojnë shqiptarët për Skënderbeun. Ne e mësojmë ndryshe historinë dhe ndryshe besojmë se ka qenë e kaluara e tij, pavarësisht respektit që e kemi se jetojmë në këtë vend dhe duam ta respektojmë secilin prej nesh me doket e zakonet e veta kulturore, por edhe me kujtesën e vet historike e kolektive" - vazhdon i riu turk, duke e kërkuar edhe një kafe turke në një kafene të qendrës së qytetit, e cila para pak vjetësh, sërish e ka rikthyer kafen turke në kafene, sepse po e kërkojnë shumë myshterinj. Kjo ndoshta edhe për shkak të kafes së lirë, dëmtimit në stomak a lukth të laktozës me makiato të shumta brenda ditës, pa bukë e me bukë për kohë të gjatë. Madje, pikërisht ata/ato që ndihen më 'tereqinj' të kafeve, kanë filluar të porosisin kafen turke, por një ditë tjetër edhe për këtë temë.Kujtesën kolektive më nuk është koha ta ndryshojmë dhunshëm, por vetëm ta shpalojmë atë e ta çelim për kureshtje e mësime historie, sesa psikologjike mbetet rrëfimi mbi historinë dhe luftërat, e sa të panevojshme e të dëmshme janë ato gjithmonë dhe për të gjithë Historia përnjëmend është lëndë interesante dhe pavarësisht zhvillimit të teknologjisë, hajgareve se 'historia është set përrallash', në fakt shumë prej nesh, më shumë interesohen për historinë e largët, sesa për mungesën e ujit të pijshëm, bërllokun e qymyrin ndotës, mungesën e gjelbërimit gjithandej qyteteve të Kosovës, papunësinë masive e të palëkundshme për dy dekada, varfërinë vrasëse sistematike, kequshqyerjen... Bile për ta treguar një tragjedi kombëtare: Një mik im u bë prind për së dyti dhe ishte tronditur për dy gjëra në QKUK në Prishtinë. E para, bashkëshortja e tij në vendin e lindjes, ku duhet të jetë sinonim i pastërtisë ekstreme, komoditetit, shtretërve të përshtatshëm e pa njolla, me interier relaksues veç për sytë e shpirtin, me temperaturë adekuate me saktësi të plotë, nuk kishte pasur ngrohje dhe ishte detyruar ta blinte një ngrohëse sa kohë qëndroi bashkëshortja e tij për lindjen e dytë në pavijonin e gjinekologjisë. Obobo! Mallkuar na qoftë historia ma thoshte ai, kur teksa pushonte me mua dhe shihte kacafytjet e disa analfabetëve për Skënderbeun! Mallkuar qoftë historia, pa u rregulluar gjinekologjia! - përsëriste, me të drejtë e qind për qind miku, përvoja e të cilit në gjinekologjinë në Prishtinë, ishte e tmerrshme. E dyta, ishte mërzitur shumë, kur gati secila nënë që po dilte, ishte bashkërisht me beben, ndërsa një vajzë e re ishte pa beben e saj, sepse e kishte nënshkruar braktisjen nga vështirësia ekonomike për të pasur jetë normale e të pavarur, pa i dëgjuar mentalitetet patriarkale e konservatore se çfarë thonë dhe si duhet jetuar, e kush duhej përkujdesur pas lindjes për beben, me shkas divorcin në kohë shtatzënie! Edhe patriarkalizmi është rezultat i ekonomisë së dobët, se jo ndofarë emancipimi vetvetiu sikur e mendojnë gabueshëm shumë feministë amatorë! Le t'i kthehemi ne historisë, për shkak të temës mbi kulturën dhe të kaluarën tonë, por desha të them me rastin e mësipërm, se shpesh në hapësirën publike aq shumë rritet interesimi për historinë e largët mesjetare mbi Skënderbeun, sakaq zgjon më shumë pasion për debat sesa vetë fati tragjik i gjinekologjisë kosovare! Le të vazhdojmë me pjesën e tretë dhe të fundit të kolumnes mbi Skënderbeun, kulturalisht dhe sociologjikisht, të shkërmoqim edhe memorie kolektive të pakicave etnike, se si mund ta shohin historinë e personazhin më të fuqishëm aktual në hapësirën shqiptare. Më shumë do të dominon përshkrimi dhe rrëfimi mbi të nga pakica turke në Kosovë, sepse është interesante të shihet se si është shtresëzuar kujtesa kolektive pas aq shumë shekujsh tek ata/ato që pretendojnë apo se janë me të vërtetë, 'pasardhësit e drejtpërdrejtë të osmanëve'! Kjo kolumne është mundësi e mirë për atë shans që nuk na u dha një ditë në një emision televiziv, për shkak të minutazhit dhe disa gabimeve të thella profesionale të moderatorit, për të mos shpërndarë kohën njësoj për të gjithë panelistët e ftuar!

"NE NUK BESOJMË SE SKËNDERBEU ËSHTË MARRË PENG"

E bombardoj me pyetje të tjera se ku nuk pajtohen sipas tij, turqit e Kosovës me rrëfimet e shqiptarëve mbi Skënderbeun. Më bën kurioz! "Shqiptarët lavdërohen e mburren se Skënderbeu ka qenë me vetëm 300 ushtarë të tij dhe e ka fituar betejën në Krujë, kundër 100 mijë ushtarëve osmanë. Për të bërë hajgare me këtë këndvështrim zmadhues të bëmave të Skënderbeut, ne shkojmë edhe më tej me ironi e cinizëm: Jo me 300 ushtarë, por Skënderbeu ishte fikall i vetëm dhe e fitoi betejën kundër 100 mijë ushtarëve osmanë!" - qeshet në këtë pikë me të madhe. Më pas e pyes, po për gjëra të tjera rreth Skënderbeut. "Ne nuk besojmë se Skënderbeu është marrë peng, as për moshën e tij 9 vjeç, sepse sipas nesh, ai i kishte 16 vjeç kur shkoi në oborrin e sulltanit me të tjerët. Skënderbeu kishte dy rrugë: ose të mbetej bujq i rëndomtë, o të bëhej gjeneral i fuqishëm pranë oborrit perandorak osman. Prandaj, Skënderbeu ishte inteligjent, zgjodhi ushtrinë, sepse nuk kishte zgjedhje më të mirë e më të shpejtë, sesa të bëhej 'dikush' në atë kohë. Por qeshim edhe më atë se, shqiptarët e shprehin me admirim të pazakontë se si nuk e harroi gjuhën vendase arnaute. Skënderbeu s'kishte si ta harronte gjuhën, sepse ishte tashmë i rritur dhe i pjekur, 16 vjeç, dhe në këtë moshë, atëherë kohë e pjekurisë e burrërisë, e jo me termat e sotëm të psikologjisë së zhvillimit të fëmijës, si dhe kishte shumë arnautë të tjerë aso kohe" - shton i riu turk, emrin e të cilit nuk ndjej nevojë ta them fare. Me rëndësi këtu qëndron, shpalimi i copëzave të kujtesës kolektive të pjesëtarëve të pakicës turke në Kosovë, mbi Skënderbeun dhe të kaluarën e këtij rajoni. E pyeta për Idriz Seferin, për të parë se si e kanë farkëtuar në kujtesën e tyre kolektive. Ai më përgjigjet në këtë mënyrë: "Idriz Seferi ka qenë antiosman dhe nuk e duam. Nuk jemi gëzuar as kur e kemi parë përmendoren e tij në qendër të qytetit. Ai personifikon për turqit e Kosovës - për ata që kanë dëgjuar për të, sidomos rrethi i këtij regjioni - se ka helmuar ushtarët osmanë me një lloj të gazit. Sipas rrë- fimeve tona, paskan kërkuar ndihmë ushtarët osmanë gjatë betejës me serbët, dhe iu paskan drejtuar Idriz Seferit. Ai i paskësha tradhtuar, duke ia dhënë ujin por me një lloj gazi a benzine, i paskësha helmuar. Prandaj, te ne ka mbetur kjo hije e zezë për këtë figurë, antiosmane dhe ky mallkim i ushtarëve osmanë." E pyes se a të gjithë pjesëtarët e komunitetit turk, kanë këtë lloj memorie kolektive, ai më tregon një përjashtim shumë interesant, por edhe komik në mënyrën se si e pranoj një shpjegim. "Një mik im turq, e ka babanë shqiptar, ndërsa nënën turke. Një ditë, e ka hedhur si foto fejsbuku në profilin e tij, Idriz Seferin. Shumica e 'frendsave' turq i kanë dhënë vërejtje se qysh po e mbante figurën e Seferit, 'antiturkut' dhe do të ishte mirë ta fshinte. Ai ishte mbrojtur me një përgjigje fantastike e qesharake: "Edhe Kemal Ataturku ka qenë antosman, por nuk ka qenë antiturk. Me fjalë të tjera, Idriz Seferi në realitet ka qenë kemalist, prandaj nuk është antiturk sikur gabojnë turqit për të" - e ndërpret rrëfimin e tij ai, duke më bërë edhe të qeshem me mënyrën e arsyetimit. Më pas e pyes rreth informacioneve në Turqi për Kosovën, Skënderbeun etj. Ai më përgjigjet: "Shumica e turqve në Turqi nuk e njohin Skënderbeun. S'kanë informacione, me përjashtim të ndonjë të interesuari mbi historinë, që lexon e shfleton, por pak janë ata që e njohin. E kam vërejtur këtu në Kosovë, besojnë se Skënderbeun e njohin të gjithë në Turqi, por nuk është e vërtetë. Madje pjesa evropiane e njohin më mirë Kosovën, por edhe prej tyre e ngatërrojnë akoma me ish Jugosllavinë, ndërsa pjesa tjetër më larg zonës evropiane, ndoshta edhe nuk e dinë kah i bie Kosova!" 

KUJTESA KOLEKTIVE

Për ta ndërprerë këtu krejt këtë histori, historia është e ndërvarur nga dominimi i shumicës si e interpretojnë të kaluarën; pakicat etnike e shohin historinë në përputhje me kombin e tyre shtet, pavarë- sisht ku jetojnë. Por shumica e njerëzve mund ta kenë një të përbashkët: ta duan secilin personazh universal që e synon lirinë dhe ta kenë tolerancën në diversitet kujtesash kolektive. Tek e fundit, kujtesën kolektive më nuk është koha ta ndryshojmë dhunshëm, por vetëm ta shpalojmë atë e ta çelim për kureshtje e mësime historie, sesa psikologjike mbetet rrëfimi mbi historinë dhe luftërat, e sa të panevojshme e të dëmshme janë ato gjithmonë dhe për të gjithë. Secili ka heronjtë në kokën e vet! E për serbët, dihet se janë të ndikuar nga librat dhe historiografia serbe mbi Skënderbeun, sepse e kanë krejt kurrikulën e planprogramin prej Serbisë. Të tjerët si boshnjakët, janë të lidhur fuqishëm me Turqinë dhe kulturën islame-identitare, prandaj më shumë ka gjasa të kenë kujtesë të ngjashme kolektive me turqit e Kosovës. Madje, këto kujtesa kolektive të pakicave serbe, turke dhe 'islamistëve ekstremë' janë ndonjëherë të ngjashme në dukje me 'idetë kozmopolitane mbi Skënderbeun' nga tipi i Fatos Lubonjës dhe s'ka të keqe deri sa pranojnë kujtesat kolektive të njëri-tjetrit, për një histori aq të largët, apo edhe replikojnë më njeri-tjetrin në mënyrë të civilizuar, tolerante, me arkiva, me shfletime e lexime librash! Krejt ndryshe do të ishte pranimi i kujtesës kolektive për luftën e fundit, e cila zgjon edhe dhembje, edhe irritim, edhe zemërim, prandaj, duhet ta çelim më lehtë, më vonë, pas disa shekujve, sikur këtë të Skënderbeut! Prandaj, këto e bëjnë edhe më madhështore vetë Skënderbeun, miti i të cilit është shtrirë në shumicën e shteteve evropiane, me dhjetëra emrash e titujsh të operave, veprave, pikturave, nën emrin e tij! Prej Skënderbeut, veç hair diplomatik shohim dhe mund të frymëzohemi për qëndresë e rezistencë! Tek e fundit, synimi i secilës perandori, ka qenë zgjerimi dhe kushdo që reziston, në secilin variant, meriton respektin se nuk pranon me aq lehtësi 'hapjen e këmbëve'!

(Kosova Sot)