Teuta Krasniqi hyn në histori si koreografja e parë shqiptare

  • 08 February 2018 - 07:50
Teuta Krasniqi hyn në histori si koreografja e parë shqiptare

BALETI KOMBËTAR I KOSOVËS SJELL PREMIERËN E PARË ME NJË KOREOGRAFE SHQIPTARE 

" Pa mure", dhuratë në 10- vjetorin e pavarësisë

"Kjo është premiera jonë e parë për këtë vit. Më e veçanta dhe më e rëndësishme, pasi është bërë nga Teuta Krasniqi, balerina e trupës, një sukses ky që tregon për nivelin që tashmë kanë arritur balerinët tanë. Por, që nuk do të mbesë e vetme, tashmë do të kemi një gjeneratë të re koreografësh", ka pohuar Ahmet Brahimaj, drejtor i Baletit Kombëtare të Kosovës, në një prononcim për "Kosova Sot".

Sot, në mbrëmje, Baleti Kombëtar i Kosovës pritet ta bëjë hapin më të rëndësishëm që nga ringritja e tij, pas luftës, më 1999. Premiera që pritet të shfaqet sot në mbrëmje në Teatrin Kombëtar, "Pa mure", është shfaqja e parë që është punuar nga një koreograf vendas, pas më shumë se 3 dekadash. Balerina Teuta Krasniqi, pjesë e trupës së Baletit, që ka bërë koreografinë e kësaj shfaqje, do të sjellë për publikun, përveç shfaqjes, edhe suksesin e Baletin Kombëtar të Kosovës, i cili që nga pas lufta, është përballur me sfida të shumta. Që nga mosmbështetje e duhur nga MKRS-ja, sidomos në vitet e para pas luftës, pengesa të shumta, sabotime pa masa, duke e vene herë -herë edhe në një pozitë shuarje. Megjithatë, këmbëngulja e menaxhmentit, disiplina dhe puna e palodhur, në një objekt aspak të përshtatshëm për punë, e bëjnë BKK-në një nga institucione më të suksesshme kulturore në vend. Për menaxhmentin, premiera e sotme shënon edhe një pikë të rëndësishme në punë e këtij institucione pas lufte, duke lajmëruar edhe kontingjentin e parë të koreografëve vendas. Kurse, për njohës të fushën shfaqja "Pa mure" është rezultat i këmbënguljes dhe zhvillimit profesionale të BKK-së. 

BKK-ja do të sjellë edhe një premierë nga një balerin tjetër i trupës, Sinan Kajtazi 

Ahmet Brahimaj, drejtor i Baletit Kombëtare të Kosovës, në një prononcim për "Kosova Sot", ka thënë se, shfaqja që sot pritet të jepet është me e veçanta e këtij institucioni për dekada me radhë. Pasi, siç ka thënë ai, realizohet nga një koreograf, që po del nga institucioni që ai drejton. Por, edhe me e veçantë, pasi është e para koreografi që bëhet nga një femër në vend. "Kjo është premiera jonë e parë për këtë vit. Më e veçanta dhe më e rëndësishme, pasi është bërë nga Teuta Krasniqi, balerina e trupës, një sukses ky që tregon për nivelin që tashmë kanë arritur balerinët tanë. Por, që nuk do të mbesë e vetme, tashmë do të kemi një gjeneratë të re koreografësh", ka pohuar drejtori Brahimaj, duke shtuar se në fund të këtij viti, BKK-ja do të sjellë edhe një premierë nga një balerin tjetër i trupës, Sinan Kajtazi. Më tej, Brahimaj ka thënë se për të arritur në këtë nivel, që balerinët e trupës të arrijnë të bëjë koreografi, është dashur një punë e madhe, duke përmendur edhe punën që është bërë nga vetë balerinët, të cilët, duke punuar me koreografë të njohur gjatë viteve, punës së palodhur dhe disiplinës kanë arritur një nivel të dëshiruar. Ndërsa koreografja Teuta Krasniqi, gjatë një konference për media, të mbajtur enkas për premierën e sotme, ka thënë se ndihet e qet dhe mirë që shfaqja e parë e saj si koreografe, është realizuar siç është më së mirë dhe meritë për këtë sukses u ka dhënë edhe pjesë tjetër të trupës së baleti, por edhe stafit teknik për punë e bërë. Duke pohuar se sot, në mbrëmje, publiku do të shoh një shfaqje, e cila pasqyron historinë e shtetit të Kosovës, sfida dhe problemet me të cilat po përballet, sidomos që nga pas lufta.  

Inspirim nga historia jonë

Koreografja Krasniqi, që ka luajtur në 40 premiera të baletit, ka thënë se është pikërisht, historia e popullit të Kosovës, nga ku ajo ka marrë inspirimin dhe idetë për shfaqjen.

"Mendoj se ëndrra e Ahmet Brahimajt ishte që të krijojë klimën e mirëbesimit artistik. Për të sendërtuar forcën e kësaj elite artistike në këmbët e veta ishte lajmëtar i të bërit hesape rreth qëllimit. Teuta Krasniqi do të shënojë hapin e parë në këtë rrugëtim të madh", ka pohuar Naser Shatrolli, dramaturg, skenarist dhe kritik, në një prononcim për "Kosova Sot"

Më tej, koreografja Krasniqi, që ka luajtur në 40 premiera të baletit, ka thënë se është pikërisht historia e popullit të Kosovës, nga ku ajo ka marrë inspirimin dhe idetë për shfaqjen. "Këtu edhe e kam marrë inspirimin, nga historia jonë, nga ato histori që i kam kaluar edhe vetë. Ne si popull jemi përballur me vështirësi që kur e mbaj mend unë dhe të gjitha këto sfida që i kemi kaluar i kam quajtur mure", ka pohuar ajo, duke shtuar se edhe pas pavarësisë prapë vendi ka ngecur brenda disa mureve të cilat, siç ka pohuar ajo, po e provojnë që të bëhet pjesë e popujve të qytetëruar. Në anë tjetër, për njohës të fushës së baletit, shfaqja e sotme shënon edhe suksesin më të madh të këtij institucioni që nga pas lufta. Por, jo të papritur. Naser Shatrolli, dramaturg, skenarist dhe kritik, në një prononcim për "Kosova Sot", tha se shfaqja " Pa mure" është një dëshmi e nivel që tashmë ka arritur BKK-ja nën drejtimin, siç ka thënë ai, të një menaxhmenti të suksesshëm. Sipas tij, baleti dita- ditë, mbetet i vetmi frymëzim e kurajë se ky vend do ta kapërcejë malin e shpresës së madhe për të liberalizuar artin në familje me edukim kulturor. " Bota ka hapësirë për ne çdo herë, ndërsa ne nuk jemi duke punuar pak e aspak për të ecur në drejtime të vlefshme. Shikoni se si teatri vetë sot nuk mund të bëjë diçka që do të pasqyronte peshën e artit të saj. Jemi bërë me apo vetëdije bordel ballkanik në sensin e të shikuarit dhe trajtesës së logjikës artistike!", ka thënë ai. Më tej, ai ka dhënë fjalë miradije për drejtuesit e baletit, të cilët, sipas tij, kanë meritën për ringritjen dhe sukseset e njërin nga institucionet më elitare të kulturës në vend. 

(Kosova Sot)