Aktoret e "Sex And The City", në telashe me njëra-tjetrën - Kulturë - Kosova Sot
Aktoret e "Sex And The City", në telashe me njëra-tjetrën

Aktoret e "Sex And The City", në telashe me njëra-tjetrën

KONFLIKTI I MOÇËM MIDIS KOLEGEVE SARAH JESSICA PARKER DHE KIM CATTRALL 

Disa burime bëjnë me dije se, gjatë xhirimeve të serisë "Sex And The City", kishte momente kur Sarah Jessika Parker, por as dy aktoret e tjera, Cynthia Nixon dhe Kristin Davis, nuk flisnin me Kimin për ditë të tëra

P ër një njeri të painformuar, ai ishte mesazh i ngrohtë i ngushëllimit dhe mbështetjes për një shoqe të vjetër, në një moment të vdekjes së të afërmve. Postimi i aktores Sarah Jessica Parker në mediat sociale thoshte: "Kim i dashur, e ke dashurinë dhe ngushëllimet e mia, për ty dhe për të tutë, derisa vëllait tënd i uroj prehje te Zoti. Xx". Ajo ishte duke reaguar ndaj lajmërimit, të përhapur nga Kim Cattrall, kolegia e saj nga seria "Sex And The City", se vëllai i saj, Chris, 55 vjeç, ishte gjetur i vdekur në fermën e tij në Kanada. 

"Ty nuk të kam familje, nuk të kam shoqe"

Por, ajo që ndodhi tronditi pjesën më të madhe të Hollivudit dhe me miliona fansa të serisë "Sex And The City" në mbarë botën. Kim reagoi me një sulm të ashpër, i cili, në mos irracional, atëherë ishte i tepruar. Duke shkruar në 'Instagram', ajo tha: 'Nëna ime më pyeti, kur do të ndodhë që ajo @sarahjessicaparker, ajo hipokrite, do të të lërë të qetë? Fjalët tuaja të vazhdueshme ma kujtojnë në një mënyrë të dhembshme se sa e pashpirt ishe dhe je tani. Le të ta bëj të qartë tani këtë, nëse deri më tani nuk e kambërë. Ty nuk të kam familje, nuk të kam shoqe, prandaj të shkruaj për herë të fundit, për të të thënë që të mos e përdorësh fatkeqësinë tonë, me qëllim që ta rikthesh namin e 'vajzës së mirë'. Ajo e lidhte postimin e saj me një artikull në gazetë, të vitit 2017, me titull: 'Brenda kulturën e vajzës së keqe, e cila shkatërroi serinë 'Sex And The City'

Ato hanin ndaras nga Kim

Gjuha ishte e tillë saqë, përkundër gjendjes së vështirë në të cilën gjendej Kim, njerëzit pyeteshin mos ajo kishte luajtur mendsh. Ishte e qartë që ajo ishte e zemëruar se Sarah Jessica, 52 vjeç, edhe një herë, sipas saj, paraqitej para publikut si 'vajzë e mirë', që ja, ju shpreh ngushëllim edhe familjes Cattrall. Shtrohet pyetja a është SJP në tërësi e pafajshme, apo Kim ka arsye për zemërimin e saj? Disa burime bëjnë me dije se, gjatë xhirimeve të serisë "Sex And The City", kishte momente kur SJP, por as dy aktoret e tjera, Cynthia Nixon dhe Kristin Davis, nuk flisnin me Kimin për ditë të tëra. Ato hanin ndaras nga Kim, rrinin në hotele të tjera. Arsyet ishin të shumta, duke filluar nga statusi social, e deri te sasia e lakuriqësisë në skenat e serisë. Por, grindja më e madhe ishte rreth asaj se, cila prej tyre ishte aktore më e madhe. Gjërat shkuan aq larg, sa që përkundër suksesit të filmave, të bazuar te kjo seri, Kim ia ktheu shpinën filmit. Në fillim, yll më i madh ishte SJP, pasi që kishte bërë emër në filmin "Footloose" në vitin 1984, kur kishte vetëm 18 vjet. Por, me fillimin e serisë, që të katra ato arritën famë të madhe botërore.

(Kosova Sot)

10 orë e 56 minuta më parë
17/12/18