Shkrimtarja: Shqipëria e bën një 20-vjeçar sikur të ishte 40- vjeçar

  • 20 November 2018 - 16:46
Shkrimtarja: Shqipëria e bën një 20-vjeçar sikur të ishte 40- vjeçar

Flogerta Krypi është shkrimtarja që reagoi kundër ministres Mirela Kumbaro për gjendjen në të cilën ndodhet sot arti e kultura në Shqipëri, e veçanërisht mungesa e vlerësimit për shkrimtarët dhe për librin në tërësi. Teksa u vlerësua me çmimin e inkurajimit në Panairin e Librit, Krypi tha se ajo nuk mund ta kapërdinte faktin se në vendin e lindjes së saj, nuk ka një makineri për të tharë librat e përmbytur në Bibliotekën Kombëtare, proces i cili kryhet me tharëse duke dëmtuar edhe më shumë librat. Krypi u shpreh se një 23-vjeçare në Shqipëri, i duhet të bëjë jetën e një 40-vjeçare në një vend tjetër të botës.

 

(Kosova Sot)