"T-34" thyen të gjitha rekordet

  • 15 January 2019 - 15:22

 Një film kushtuar Luftës së Dytë Botërore, ku tregohet devotshmëria ndaj vendit e një ushtari sovjetik, i fundit në një seri prodhimesh patriotike me buxhet të madh të mbështetur nga shteti rus, ka thyer rekordet e shikueshmërisë në Rusi, sipas profesionistëve të sektorit. Me titullin "T-34", emri i një tanku sovjetik, simbol i fitores ndaj Gjermanisë naziste, ky film me metrazh të gjatë mblodhi 713 milionë rubla (9,8 milionë euro) të ardhura vetëm fundjavën e parë të shfaqjes në kinema, një shifër e pazakontë, sipas ''Bjuletin Kinoprokatçika'', një dokument informues i sektorit.

(Kosova Sot)