Pse 'Vice' duhet ta fitojë çmimin 'Oskar'

  • 20 February 2019 - 08:44
Pse 'Vice' duhet ta fitojë çmimin 'Oskar'

Christian Bale, duke ardhur me njërin nga transformimet e tij 'dramatike', vjen në rolin e Cheney-t

Disa njerëz mendojnë se ky është filmi më i mirë i vitit, të tjerët thonë se është ndër më të këqijtë, derisa disa të tretë mendojnë se ky film është kërcënim për vetë nocionin e të së vërtetës. Për këtë shkak, nuk është për t'u habitur që një film kaq polarizues, ka pak të ngjarë që të bëhet përzgjedhje me konsensus për kategorinë e filmit më të mirë të shpërblimit 'Oskar

Ë shtë vështirë të kujtohet ndonjë film i nominuar për 'Oskar', i cili shkaktoi kaq shumë reagime, sikur filmi "Vice", rrëfimi i regjisorit Adam McKay rreth ngritjes të neveritshme të dorës së djathtë të ish presidentit George W Bush, Dick Cheney. Disa njerëz mendojnë se ky është filmi më i mirë i vitit, të tjerët thonë se është ndër më të këqijtë, derisa disa të tretë mendojnë se ky film është kërcënim për vet nocionin e të së vërtetës. Për këtë shkak, nuk është për t'u habitur që një film kaq polarizues, ka pak të ngjarë që të bëhet përzgjedhje me konsensus për kategorinë e filmit më të mirë të shpërblimit 'Oskar'. Por, kjo gjë nuk mund të përjashtohet. Ja disa arsye: Vetë debati grindës që ka shkaktuar "Vice" është arsye e mjaftueshme që do ta bënte "Vice"-n një film interesant dhe fitues adekuat në kategorinë e filmit më të mirë. Ky është një film i bërë enkas për të shkaktuar debate të nxehta në lobit e kinemave. Ky është një film, i cili në vend që vetëm ta shtrojë pyetjen "Pse nuk mund të pajtohemi", na e ofron edhe përgjigjen troç në këtë pyetje. 

Aventurizmi ushtarak Christian Bale, duke ardhur me njërin nga transformimet e tij 'dramatike', vjen në rolin e Cheney-t, një figurë që duket të ketë aftësi të ngjashme me Zelig-un, që të dalë në çdo eveniment të rëndësishëm të partisë republikane, që nga ditët e administratës Nixon, përgjatë ngritjes së Reaganit dhe dridhjeve të dhunshme të gjykatës supreme dhe, përfundimisht administratës Bush, ku loja e tij politike, e gjatë 25 vjet, filloi të jepte frytet e saj në mënyrë spektakulare.

Si zëvendëspresident i George W Bushit, rol që luhet nga Sam Rockwell, ai është i aftë që ta rikonfigurojë me sukses këtë rol, në favor të tij, në bashkëpunim me gruan e tij Lynne (Amy Adams) - duke e përdorë këtë rol për të ndjekur një plutokraci, aventurizëm ushtarak dhe korrupsion. Nuk është për t'u habitur se më shumë ka ngjallë vëmendje transformimi fizik i Bale-it, sesa aktrimi i tij. Ai duket më 'rrumbullak' sesa që ishte ndonjëherë Cheney. Por, më mbresëlënës është heshtja imponuese e performancës së tij. Herë pas here ai duket sikur mezi lëvizë, me përjashtim të syve të tij. "Vice" nuk është film i përkryer Disa nga kritikët e shumtë të filmit "Vice" kanë sugjeruar, ky Cheney është tepër i ulët, sa që ai nuk ka ndonjë parim tjetër, pos që ta ndjekë pushtetin, për hir të pushtetit.

Por, gjatë viteve të fundit, "pushteti për hir të pushtetit" është një thjeshtësim i tepërt i politikës së Partisë republikane. Në fakt, "Vice" mezi pret që ta theksojë linjën e fuqishme të të menduarit nga subjekti i tij, deri te Trump, i cili është komandant i forcave të armatosura dhe ka një arsenal të fuqive falë Cheney-t, i cili e ndërtoi supremacinë e këtij posti. Sikur edhe filmi i mëparshëm i McKay-t, "The Big Short", filmi "Vice" ka për qëllim që të shpjegojë një ide të madhe të ngatërruar në një mënyrë sa më hiperaktive. Herë pas here, filmi "Vice" është shumë qesharak, plot groteskë, farsë antike, që është parë në komeditë e McKay't, "Anchorman" dhe "The Other Guys". Por, "Vice" nuk është film i përkryer, e as që kishte ndonjëherë qëllim të ishte i tillë. Por, megjithatë meriton që të bëhet me 'Oskar'.  

(Kosova Sot)