Salla e UP-së merr emrin 'Idriz Ajeti'

  • 20 February 2019 - 15:40
Salla e UP-së merr emrin 'Idriz Ajeti'

Salla e Universitetit të Prishtinës, ku është mbajtur konsulta gjuhësore e Prishtinës më 1968 dhe ku është themeluar Seminari Ndërkombëtar më 1974, ka marrë emrin 'Idriz Ajeti', akademikut që vdiq më 13 shkurt të këtij viti, në moshën 102- vjeçare. Kështu u tha në akademinë përkujtimore të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" kushtuar akademikut Ajeti.

Profesori i shquar, Idriz Ajeti do të kujtohet përherë për angazhimin tij të palodhshëm deri në fund si anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe kryetar i saj në dy mandate si dhe anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

(Kosova Sot)