Kush arriti të zbulonte talentin e Dua Lipas dhe ta kthejë në një yll?

  • 20 February 2019 - 17:46
Kush arriti të zbulonte talentin e Dua Lipas dhe ta kthejë në një yll?

Dua Lipa është një prej këngëtareve më të suksesshme në botë. Famën e madhe e mori në vitin 2015 kur publikoi këngën "Be the One" që arriti të dëgjohej dhe në Evropë duke u renditur në toplistat muzikore. Që prej asaj kohe, suksesi i Duas nuk është ndalur. Por kush arriti të zbulonte talentin e saj dhe ta kthejë në një yll?

Këtë e ka zbuluar vetë këngëtarja ku shkruan, "menaxheri im dhe shoku i ngushtë bentap77, i cili i dëgjonte demot e mia që kur isha 17 vjeçe, por pa diçka në mua. Ne ende kemi një rrugë të gjatë për të bërë… por ky ishte një fillim mjaft i mirë për të nisur vitin, mbrëmja Grammy". Kujtojmë se në Grammy, ajo u vlerësua me dy çmime. 

(Kosova Sot)