Jodie Foster kurrë nuk kishte pasur frikë nga regjia

  • 17 March 2019 - 08:16
Jodie Foster kurrë nuk kishte pasur frikë nga regjia

Shkruan: Chris O'Falt

Aktrimi është burim i madh i dhembjes për të

“U bëra aktore meqë ky ishte biznesi i familjes sime. Nuk më kujtohet kur jam bërë aktore dhe, me gjasë nuk do të bëhesha fare aktore. Mendoj se më me dëshirë do të bëhesha avokate, apo diçka të mërzitshme, të ngjashme me këtë. Kjo dmth se më futën në një botë edhe pse nuk e kisha talentin e duhur për të”, ka deklaruar Jodie Foster në një intervistë

Jodie Foster filloi që të merrej me aktrim kur kishte vetëm gjashtë vjet dhe mori nominimin e saj për Oskar kur kishte vetëm 14 vjet, falë punës në filmin e regjisorit Martin Scorsese, “Taxi Driver”. Foster më pas mori dy herë Oskarin në kategorinë e aktores më të mirë, në vitin 1989 dhe në vitin 1992, duke çimentuar vendin e saj si njëra nga aktoret më të mira tragjike të gjeneratës së vet. Por, përkundër kësaj, kjo aktore dhe regjisore me nam është e bindur se nuk e ka talentin natyror që të jetë performuese.

“U bëra aktore meqë ky ishte biznesi i familjes sime. Nuk më kujtohet kur jam bërë aktore dhe, me gjasë nuk do të bëhesha fare aktore. Mendoj se më me dëshirë do të bëhesha avokate, apo diçka të mërzitshme, të ngjashme me këtë. Kjo dmth se më futën në një botë edhe pse nuk e kisha talentin e duhur për të”, ka deklaruar ajo në një intervistë.

Foster ka zhvilluar një teori të gjerë dhe të detajuar, sipas së cilës ekzistojnë dy aspekte shumë të ndryshme të zanatit: përgatitja dhe ekzekutimi. “Më pëlqen që ta përdori këtë metaforë të asaj se ju jeni gjysmë koreograf dhe gjysmë valltar”, thotë Foster. ”Dhe, gjithmonë të duhet që të përpiqesh t’i kombinosh këto të dyja”.

Foster ka përsosur disa mjeshtëri,

Foster thotë se ndryshon nga aktorët e tjerë, në aspektin se koreografia, apo aspekti intelektual i përgatitjeve, për të vijnë natyrshëm, por aftësia për të hyrë në një moment dhe për ta dorëzuar veten ndaj palës emocionale të performimit, që është shumë e vështirë për të.

“Ndoshta kjo e bën punën time të ndryshme nga puna e shumicës së aktorëve. Së pari mendoj, më pas marr vendimet, sikur ta bëja ndonjë raport libri, e më pas tërë këtë e barti në pjesën e pavetëdijshme dhe, thjesht e përjetoj momentin”, thotë ajo.

Përgjatë viteve, Foster ka përsosur disa mjeshtëri, apo rutina, që të përdorë tërë ‘detyrat e shtëpisë’ që i ka bërë, që ta nxis aftësinë e saj që ta përjetojë momentin si performues. Çelësi kryesor nuk është të bëhesh i vetëdijshëm – për shembull flokët dhe grimi i vendosur para një pasqyre mund të jenë problem i madh për fituesin e Oskarit.

“Ajo që kam mësuar të bëj, është që totalisht të shfryhem para se të filloj dhe të besoj se jam e përgatitur”, thotë Foster. “Jam mësuar që kurrë të mos e lejoj vetëdijen të më dalë në rrugë, duke u shtirë kinse jam sikur të tjerët, duke pirë kafe me ekipin dhe duke qëndruar me ta”.

Foster ka deklaruar se aktrimi është burim i madh i dhembjes për të. Ajo thotë se gjithmonë e ka pasur ndjenjën se do të dështonte.

“Shumë njerëz mendojnë se aktorët bëjnë një jetë të lehtë. Njerëzit thonë se iu pëlqen aktrimi. Por, mua nuk më pëlqen. Për mua aktrimi është sikur ndonjë operacion emergjent. Është diçka që e bëj, meqë ka kuptim”.

Shkolla e saj e filmit ishte puna me regjisorët e mëdhenj

Për ironi, derisa zanati i aktrimit e frikëson Fosterin, ajo kurrë nuk ka pasur frikë nga disa prej situatave të tmerrshme me të cilat janë ballafaquar personazhet që ajo i ka luajtur, në filmat si “Panic Room”. Por, ajo pranon se ishte tmerruar nga Hannibal Lecter në filmin “Silence of the Lambs.”

“Filmi në fjalë nuk më frikëson, por Anthony Hopkins (Lecter) po.

Foster shpjegon se kurrë nuk kishte takuar më parë Hopkinsin, meqë ajo kishte punuar në një film tjetër para “Lambs” dhe, kur erdhi radha që ata të dy të punonin bashkë në këtë film, Hopkins tanimë ishte shndërruar në Lecter.

“Ditën e fundit të xhirimeve, ishim duke drekuar, unë haja sandviçin tim me tuna dhe ai gjendej afër meje, duke i thënë sesi me të vërtetë isha frikësuar nga ai. Hopkins nuk kishte shfaqur ndonjë habi në lidhje me këtë që tha Foster.

Derisa që në fillim kishte kuptuar se nuk e kishte ‘personalitetin e aktorit’, Foster kuptoi se kishte një mentalitet të përkryer për të qenë regjisore. Shkolla e saj e filmit ishte puna me regjisorët e mëdhenj, sikur që janë Martin Scorsese, Spike Lee, Jonathan Demme dhe Neil Jordan.

“Kam punuar me regjisorë të mëdhenj dhe, me kalimin e viteve, jam ndier se kjo më tërheqë në lidhje me aktrimin. Duke mësuar nga regjisorë të ndryshëm, sikur kam kryer shkollën e aktrimit, meqë, sikur që e dini, unë nuk kam bërë shkollë të mirëfilltë të aktrimit”, thotë Foster. Nga të gjithë ata regjisor me të cilët kishte punuar Foster, ekziston një për të cilin ajo thotë se ka pasur ndikimin më të madh te ajo.

 “Më shumë kam mësuar nga David Fincher sesa nga ndokush tjetër në botë. Ai është një teknik i përkryer. Nuk ka asnjë mjeshtëri nga bota e bërjes së filmit, të cilën ai nuk e di”, shprehet ajo.

(Kosova Sot)