Rona Nishliu ngritë në këmbë publikun në Vjenë

  • 18 March 2019 - 08:53
Rona Nishliu ngritë në këmbë publikun në Vjenë

Më zërin e saj mbresëlënës dhe këngët e përzgjedhura, Rona Nishliu shkëlqeu para bashkatdhetarëve shqiptarë dhe miqve austriakë. Këngët si: “Me motivet tona”, “Moj e mira të pojata”, “Baresha” e të tjera, bën që këngëtarja Nishliu të merr duartrokitje frenetike nga të pranishmit dhe ngriti në këmbë publikun në sallë.

Koncertet e këngëtares Nishliu

Çdokush që ka ndjekur “Eurovision Song Contest 2012” në Baku, e njeh Rona Nishliun tashmë. Si përfaqësuese e Shqipërisë, këngëtarja mitrovicase zuri vendin e pestë me zërin e saj mbresëlënës dhe vazhdon të mbetet ende si këngëtarja me e suksesshme shqiptare në “Eurovizion”.

Ndonëse koncertet e këngëtares Nishliu nuk janë shumë prezentë në media, ajo së bashku më grupin e saj janë shumë të angazhuar duke sjell para publikut këngët e kuartetit “Me motivet tona”.

Angazhimet e Ronës, kishin bërë që koncerti i paraparë për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës që do mbahej në Vjenë të Austrisë, të shtyhet për disa javë, megjithatë, edhe durimi ia vlejti.

Rona shkëlqeu para bashkatdhetarëve shqiptarë

Salla e bukur “Vindobona” në Vjenë të Austrisë, të premten në mbrëmje ishte e vogël për të zënë të gjithë të interesuarit që kishin dëshirë të shijojnë këngët dhe zërin e këngëtares Nishliu.

Koncerti ishte organizuar nga Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Vjenë në mbështetje të Ambasadës së Kosovës në Austri si dhe Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Kosovës.

E kur tingujt e këngës “Me motivet tona” filluan të dëgjohen, në skenë u shfaq ajo që të gjithë e prisnin, këngëtarja Rona Nishliu.

Më zërin e saj mbresëlënës dhe këngët e përzgjedhura, Rona shkëlqeu para bashkatdhetarëve shqiptarë dhe miqve austriakë.  Këngët si: “Me motivet tona”, “Moj e mira të pojata”, “Baresha” e të tjera, bën që këngëtarja Nishliu të merr duartrokitje frenetike nga të pranishmit dhe ngriti në këmbë publikun në sallë.

Për afro dy orë, Rona bashkë me anëtarët e grupit: Edon Ramadani, Kiril Tufekchievski dhe Nesim Maxhun performuan ‘live’ këngët etno jazz të kuartetit, këngë tradicionale të riaranzhuara nga të gjitha rajonet e banuara nga shqiptarë në Ballkan dhe Mesdhe, si dhe një këngë origjinale.

(Kosova Sot)