Drama e bazuar në një ngjarje të vërtetë sjell një rrëfim shqetësues

  • 21 March 2019 - 18:09
Drama e bazuar në një ngjarje të vërtetë sjell një rrëfim shqetësues

Patricia Arquette dhe Joey King ofrojnë performanca të forta në një seri të re rreth një rasti të tmerrshëm me sindromën Munchausen 

Ecja e Gypsy-s ka rëndësi meqë, para pak minutash, ajo gjendej në karrocë invalidore, gjoja e prekur nga sëmundja, e cila kishte bërë që asaj t'i binin flokët dhe të humbte në peshë. Por, duke pasur parasysh faktin se fqinja (Chloe Sevigny) tanimë kishte shprehur skepticizëm rreth sëmundjes së Gypsys dhe se vrasja e Dee Dee-s ishte lajm i përhapur kudo

Në fund të episodit të parë të "The Act", Gypsy Rose Blanchard (Joey King) gjendet në shtrat me të ëmën, Dee Dee (Patricia Arquette). Ajo zgjohet më pas dhe, pa e zgjuar të ëmën, shkon në kuzhinë që të hajë diçka. Ecja e Gypsy-s ka rëndësi meqë, para pak minutash, ajo gjendej në karrocë invalidore, gjoja e prekur nga sëmundja e cila kishte bërë që asaj t'i binin flokët dhe të humbte në peshë. Por, duke pasur parasysh faktin se fqinja (Chloe Sevigny) tanimë kishte shprehur skepticizëm rreth sëmundjes së Gypsy-s dhe se vrasja e Dee Dee-s ishte lajm i përhapur kudo, atëherë ecja e ciganes nuk paraqet befasi të madhe. Gypsy mund të ecte dhe kurrë nuk kishte pasur nevojë për gyp ushqyes "The Act", mini-seria me pesë pjesë e "Hulu"-s rreth ngjarjes bizare të dyshes së pandarë amë e bijë, Dee Dee dhe Gypsy Rose Blanchard. "The Act" fillon me të përfunduar të lidhjes së tyre, në një natë të vitit 2015, kur policia gjen Dee Dee-në të vrarë në shtrat. Gypsy nuk bëhet e gjallë. Gjashtë vjet më parë, kur Blanchard-ët ishin vendosur në një shtëpi ngjyrë rozë të "Habitat for Humanity", në një lagje të qetë, edhe para vdekjes së Dee Dee-s në vitin 2015, Blanchard-ët ishin të famshëm në qytetin e vogël, në Springfild, Misuri. Ata ishin të mbijetuar të Uraganit Katrina, që merrnin pjesë në udhëtimet "Make-A-Wish" dhe banketet humanitare që organizoheshin për nder të luftës së Gypsy's kundër leukemisë, distrofisë muskulore, një gypi ushqyes dhe një alergjie të rrezikshme ndaj sheqerit, midis sëmundjeve tjera. Por, këto sëmundje në fakt ishin pjellë e sëmundjes së Dee Dee-s: sindromës Munchausen, që është një sëmundje që karakterizohet me rrena me qëllim të ndjelljes së vëmendjes, apo simpatisë. Gypsy mund të ecte dhe kurrë nuk kishte pasur nevojë për gyp ushqyes, por ishte e detyruar ta mbante atë për shkak të së ëmës. Dokumentarët rreth këtyre zhanreve janë duke lulëzuar Në moshën 23 vjeçare ajo organizoi vrasjen e së ëmës, për çka fajësoi dashnorin e saj që e njohu online, Nicholas Godejohn. Gypsy gjendet në burg, e dënuar me 10 vjet, për vrasje të shkallës së dytë, derisa Godejohn është dënuar me vdekje. Rrëfimi i mashtrimeve dhe abuzimeve të familjarëve Blanchard nxiti shkrimin e një artikulli të suksesshëm nga Michelle Dean, si dhe një dokumentar të bërë nga HBO ("Mommy Dead and Dearest"); tani, "Hulu" ka përshtatur këtë sagë duke e shndërruar atë në një mini-seri, e cila përqendrohet te fascinimi i Amerikës me krimin e vërtetë, prindërinë e keqe dhe me mashtrimet. Në një kohë kur dokumentarët rreth këtyre zhanreve janë duke lulëzuar, "The Act" filtron raportimin e 'thellë' të Deanit, rreth rastit të Blanchard-ëve përmes një rrëfimi episodik të manipulimit, hakmarrjes dhe dashurisë helmuese. 

(Kosova Sot)