Çka ndodhi pas 'Game of Thrones' dhe filmave të tjerë?

  • 22 March 2019 - 10:59
Çka ndodhi pas 'Game of Thrones' dhe filmave të tjerë?

Para se të mund të përshëndetet me imazhin e tij nga "Thrones", Haringtonit i duhet që ta kalojë sezonin e tetë, gjashtë episodet finale të cilat premtojnë që t'ia dhënë flakën internetit të dielave mbrëma gjatë kësaj pranvere. "Kanë dalë jashtë masës, mendoj se kështu thuhet", thotë Harington në lidhje me sezonin 8

Gjëja e parë që të bie në sy te Kit Harington janë flokët. Apo, këtyre ditëve, mungesa relative e tyre. Në "Game of Thrones", serinë e cila e bëri atë të famshëm, në rolin e heroit zemërmirë Jon Snow, kaçurrelat e tij i shkonin prapa sikur flamur ushtrie. Ato janë kaçurrelat më tunduese në ekranin e vogël që nga "Felicity", gjë që e bën edhe më të çuditshme faktin pse ai tani ka vendosur që të mbajë flokë të shkurtra. Kjo është në shërbim të angazhimit të tij të parë që nga "Thrones".

Por, për Haringtonin, prerja e flokëve është më pak obligim profesional, sesa mundësi për t'u larguar, për t'u përshëndetur me personazhin Jon Snow. "Për çdo punë tjetër që kam pasur deri më tani, ekziston elementi në kontratë se duhet që të kthehem te 'Thrones' me pamje të ngjashme. As vetë nuk e di sa kohë kam shpenzuar duke biseduar me agjentët, rreth asaj se a do të më rriten flokët përsëri, me kalimin e kohës".

"Thrones" është seria që ka fituar më së shumti çmime "Emmy" Ai ishte një stil dhe një identitet, i cili në disa raste mund të dukej kufizues. "Një pjesë e madhe e jetës sime, gjatë viteve të 20-ta, karakterizohen me atë pamje. Fotot e dasmës i kam me atë pamje. Kishte kohë që doja të isha një person tjetër, por sikur kisha ngecur me këtë pamje", thotë ai. Harington tregon edhe se si, ditën e fundit të xhirimeve, kur e hoqi kostumin, iu duk sikur e zhveshi lëkurën. Kishte shumë emocione. I dukej sikur ndokush ishte duke i marrë diçka të rëndësishme. "Thrones" është seria që ka fituar më së shumti çmime "Emmy" dhe seria më e shikuar ndonjëherë e kanalit "HBO" ku, falë transmetimit të saj në tërë botën, Jon Snow u bë një ikonë e ndershmërisë. Dhe, kjo e bëri Haringtonin njërin ndër yjet më të spekuluara në botë, derisa fansat presin kthimin e kësaj serie më 14 prill, për të parë nëse Jon do të vdesë përsëri, do ta kërkojë kurorën, apo diçka në mes. E tëra kjo ka ushtruar njëfarë presioni ndaj karrierës së Haringtonit: së pari, që të mësohej të jetonte me pritjet e fansave dhe qendrën morale të "Thrones", e më pas, duke mohuar këto pritje, derisa trason udhën që të bëhet diçka më e komplikuar sesa, thjesht, një ikonë.

"Aktualisht nuk kam dëshirë që të luaj rolet e heronjve. Çdo skenar që lexoj ka të bëjë me personazhet që kanë shumë të meta dhe, në njëfarë mënyre, janë antiheronj". Por, pas tërë atyre viteve të luftës midis të së mirës dhe së keqes, ai di si të luftojë. Përkundër tërë stresit të xhirimeve, thënia e lamtumirës nuk është kurrë gjë e lehtë Para se të mund të përshëndetet me imazhin e tij nga "Thrones", Haringtonit i duhet që ta kalojë sezonin e tetë, gjashtë episodet finale të cilat premtojnë që t'ia dhënë flakën internetit të dielave mbrëma gjatë kësaj pranvere. "Kanë dalë jashtë masës, mendoj se kështu thuhet", thotë Harington në lidhje me sezonin 8. "Ata kanë mundur ta caktojnë buxhetin e njëjtë me atë të sezonit 7, por ata caktuan një buxhet më të madh". Harington beson se një arsye për këtë ekzagjerim, është që të dëshmojë se HBO mund ta bëjë një gjë të tillë, para një "spinoffi" të ardhshëm.

Jon nuk është një rol i lehtë. Ai ka ide të fuqishme dhe rezonuese - besnikëria, paepësia, kuraja - por ai nuk ka ndonjë tekst të lehtë, argëtues. Kryerja e obligimeve dhe sjellja bombastike duket se nuk shkojnë me njëra-tjetrën. Harington vëren se roli i tij dhe ai i Clarke-s janë veçanërisht të zorshëm për t'u luajtur, meqë aktorët dytësorë i vjedhin skenat: "Jemi një mashkull dhe një femër të ri, në rolin kryesor, ku do të ketë presion shtesë". Përvoja në këtë seri, pas pesë vjetëve të famës me rritje graduale, ka ardhur deri te ndryshimi i pikëpamjeve të Haringtonit. "Është sikur kur ndodhesh në një ndejë dhe ndeja është duke u bërë gjithnjë e më e mirë. Më pas arrin deri te momenti i ndejës kur arrihet maksimumi. Nuk e di a mund të mësoj më shumë diçka nga kjo seri. Kjo është e tëra". Por, përkundër tërë stresit të xhirimeve, thënia e lamtumirës nuk është kurrë gjë e lehtë. "Thrones" po ashtu shmangu nevojën që të merren vendimet vetëm duke u bazuar te reputacioni apo paratë. "Sikur të isha në kërkim të famës, gjë që, thënë sinqerisht, sikur edhe çdo aktor i ri, e kam bërë këtë. Isha në kërkim të famës meqë ende nuk kisha bërë kushedi çfarë emri." 

(Kosova Sot)