Ku treti Eric Dane?

  • 10 April 2019 - 09:43
Ku treti Eric Dane?

Nuk është se ia ka shkuar në ndonjë ishull privat, e as nuk ka vdekur

Dane luan rolin e liderit të një ekuipazhi detar në kërkim të shërimit nga një virus, i cili kishte shfarosur 80% të popullsisë

Ja disa informata interesante rreth jetës së tij Avokati i tij insiston se nuk ishte 'incizim seksi' Në vitin 2009, derisa Dane ishte ende në "Grey's Anatomy", në internet ishin shfaqur foto të tij, gruas së tij dhe një gruaje tjetër. Avokati i tij, Marty Singer, lëshoi një deklaratë ku ua tërhiqte vërejtjen njerëzve që të mos 'e eksploatonin atë incizim' dhe se, 'pa marrë parasysh çka mund të mendoni, ai nuk ishte incizim seksi'. Në deklaratë thuhet edhe kjo: "Ky është një moment privat, i dakorduar që përfshin një çift të martuar, e që është incizuar vite më parë, e që kurrë nuk duhej të shfaqej në publik. Edhe pse pjesëmarrësit janë lakuriqë, incizimi nuk është incizim seksi. 

Është incizim privat, i bërë për t'u përdorur vetëm nga klienti im dhe askush nuk ka të drejtë që ta eksplorojë atë".

Burri i vetëm në shtëpi Dane dhe, së shpejti ish-gruaja e tij, aktorja Rebecca Gayheart, kanë dy vajza të vogla që shpesh mund të shihen në "Instagramin" e t'et. Motra e madhe, Billie Beatrice, lindi në vitin 2010 derisa Georgia Geraldine një vit më pas, më 2011. Tërheqja strategjike e Mark "McSteamy" Sloan Finalja e sezonit të tetë të serisë "Grey's Anatomy" sjell një rrëzim fatal të avionit, me ç'rast vdesin disa nga personazhet kryesore dhe, humbet këmba e njërit prej personazheve të rëndësishme. Fati i personazhit të Dane-it, kirurgut kozmetik Mark Sloan, ishte i paqartë deri në fund të atij sezoni.

Por, në premierën e sezonit të nëntë, ai definitivisht hiqet nga seriali. Sloan vdes pasi që shkyçet nga aparatet që e mbanin në jetë. Kjo ishte humbje jo vetëm për shikuesit, por edhe vet autorja e serisë "Grey's Anatomy" kishte deklaruar se: "Vdekja e Mark Sloanit ishte humbje e madhe për mua si autore e serisë si dhe për çdo femër që ka ëndërruar dikë si ai në shtratin e vet". Nga 'OR' në oqean Roli i parë i madh i Dane-it në TV pas "Grey's Anatomy" ishte ai në seritë TNT "The Last Ship". Kjo seri kabllore, që pati premierën në vitin 2014 dhe që transmetoi sezonin e tij të katërt përgjatë verës së vitit 2017, transmetoi sezonin e pestë dhe, me gjasë final, në verën e vitit 2018. Dane luan rolin e liderit të një ekuipazhi detar në kërkim të shërimit nga një virus i cili kishte shfarosur 80% të popullsisë. E tëra ka të bëjë me marinën Filmi "The Last Ship" ka të bëjë me marinën edhe pse me një të ardhme apokaliptike pasi një sëmundje ka marrë me vete më shumë se gjysmën e njerëzve në Tokë. Përkundër lirive, të marr nga realiteti, Dane e bën marinën krenare me anë të rolit kryesor. Në vitin 2016, ekipi i kësaj serie ishte shpërblyer me Shpërblimin e dalluar të shërbimit publik, të dhënë nga sekretari i marinës. Pak kohë për shëndetin mendor Në vitin 2017, "The Last Ship" u la anash, në mënyrë që Dane të mund ta menaxhonte depresionin e tij.

Asokohe, përfaqësuesi i tij deklaroi se "Eric ka kërkuar pauzë, për shkaqe personale. Ai vuan nga depresioni dhe ka kërkuar disa javë pauzë, kërkesë që është miratuar me njerëzi nga producentët. Ai mezi pret që të kthehet". Dane më pas me të vërtetë u kthye që të punonte dhe, më pas, bëri me dije se nuk ndihej më në depresion, pasi që kishte filluar marrjen e ilaçit. Në vitin 2011 kishte qëndruar një kohë në spital për shkak të problemeve me vartësi nga ilaçet e dhembjes. Një triler jo aq i frikshëm Në vitin 2017, Dane u paraqit në rolin kryesor të filmit "Grey Lady", rreth një polici nga Bostoni i cili udhëton në Nantucket që ta zgjidhë rastin e vrasjes së partneres së tij, rol që luhet nga gruaja e tij e atëhershme, Rebecca Gayheart. Ky film mori kryesisht kritika negative dhe ka një vlerësim prej 51% në "Rotten Tomatoes". Hej, gra, ai është "single" Dane dhe gruaja e tij, Rebecca Gayheart, janë në proces të shkurorëzimit. Ata kanë kërkuar përkujdesje të dyanshme ndaj vajzave të tyre. Në një deklaratë të përbashkët të tyre, thuhet:

"Pas 14 vjetësh jetë të përbashkët, kemi vendosur që përfundimi i martesës sonë është vendimi më i mirë për familjen tonë. Ne do ta vazhdojmë miqësinë dhe punën si ekip, sidomos në lidhje me rritjen e vajzave tona të bukura, meqë ato kanë më së shumti rëndësi në botë për ne. Ju kërkojmë me mirësjellje që ta respektoni privatësinë tonë gjatë kësaj kohe të rëndësishme të jetës tonë".

(Kosova Sot)