Rolet ikonike të Hollivudit që për pak shkuan te aktorë të tjerë

  • 12 April 2019 - 15:25
Rolet ikonike të Hollivudit që për pak shkuan te aktorë të tjerë

Molly Ringwald për pak kishte marrë rolin e prostitutës në “Pretty Woman’

Përderisa “ëThe Godfather” duket se ishte shkruar për Al Pacino, Nicholson pothuajse depërtoi për rolin kryesor. Në fakt, filmbërësit ia kishin ofruar rolin, por e kishte refuzuar se ishte shumë i vjetër për atë rol

Imagjinoni filmin “Friends” pa Jennifer Aniston ose atë “Sex and the City” pa Sarah Jessica Parker. Vështirë ta besosh. Ja disa nga yjet që për pak aterruan në role të famshme

Image

Gwyneth Paltrow: Rose Dewitt Bukater në ‘Titanic’

Paltrow ishte në audicion që të jetë zonja kryesore në film, madje kishte arritur në raundin final para se të ndante rrugët si pasojë e konfliktit me agjendën.

Image

John Travolta: Forrest Gump në ‘Forrest Gump’

Kohë më parë para se Tom Hanks të aterronte në rolin ikonik, Travolta e kishte refuzuar. Më mirë se ta kujtojmë yllin e filmit “Grease” për vallëzimin e tij dhe flokun e lyer.

Image

Molly ringwald: Vivian Ward në ‘Pretty Woman’

Ringwald pothuajse ka shkuar nga “Sixteen Candles and Pretty in Pink”, në… prostitutë. Aktorja ishte konsideruar për rolin kryesor në filmin klasik. Kjo ishte ashtu, derisa Julia Roberts kishte marrë rolin.

Image

Jack Nicholson: Michael Corleone në ‘The godfather’

Përderisa “ëThe Godfather” duket se ishte shkruar për Al Pacino, Nicholson pothuajse depërtoi për rolin kryesor. Në fakt, filmbërësit ia kishin ofruar rolin, por e kishte refuzuar se ishte shumë i vjetër për atë rol.

Image

Johnny Depp: Ferris Bueller në ‘Ferris bueller’s day off’

Matthew Broderick me gjasë ka mahnitur turmën e kastës. Ai jo vetëm se kishte mposhtur Johnny Depp, por edhe John Cusack, Tom Cruise dhe Michael J. Fox. Vendimi ra kur skenaristi John Hughes, e ka pranuar se ai e kishte pasur në mendje Broderick-un kur e kishte shkruar skriptin.

Image

Dana Delany: Carrie Bradshaw në ‘Sex and the city’

Imagjinoni një botë në të cilën Sarah Jessica Parker nuk është fytyra e filmit të njohur “Sex and the City”. Nuk mundeni. Krejt kjo falë Delany, që ka resuar për të aktruar si Carrie.

Image

Anne Hathaway: Tiffany Maxwell në ‘Silver linings playbook’

Hathaway ishte origjinali për rolin kryesor, por se ajo nuk e kishte përkrahur kur e ka kuptuar se ajo dhe regjisori David O. Russell nuk mund ta shikonin njëri tjetrin në sy. Për më shumë, Akademia e ka konfirmuar se J-Law ishte ideale këtu. Dhe, Hathaway ka marrë në shtëpi Oskarin e saj po të njëjtën natë për rolin dytësor te “Les Misérables”.

Image

Christina Applegate: Elle woods në ‘Legally blonde’

Në një intervistë me “Entertainment Tonight”, Applegate ka bërë të ditur se ajo ka anashkaluar mundësinë, duke thënë, “skripti më doli në rrugë dhe ishte pikërisht menjëherë pas kam përfunduar “Married” [… me fëmijët]… kam pasur frikë se po përsëritja veten”.

(Kosova Sot)