Vajtimi i arsyeshëm i teatrove të qyteteve

  • 13 April 2019 - 09:19
Vajtimi i arsyeshëm i teatrove të qyteteve

Kur dëgjoni lajme se janë bërë mbi 100 zëvendësministra në Qeverinë e Ramush Haradinajt në një shtet aq të varfër; raportin mbi 12 milionë euro për udhëtime jashtë vendit vetëm për vitin e kaluar 2018; për milionat e paarsyeshme për lobim në shtetin më përkrahës ndaj Kosovës siç janë SHBA-të; për 60 milionë shtesë ndaj kompanisë amerikano-turke "Bechtel Enkan" për autostradë, nuk ka se si të mos dhimbsen edhe më shumë performuesit e kulturës, përkatësit aktorët e punonjësit e tjerë të Teatrot e Qyteteve të Kosovës.

Për dy dekada, ende nuk është zgjidhur problemi ligjor e financiar ndaj pagesës së shërbimeve teatrore që na ofrojnë. Statusi financiar i aktorëve të Teatrove të Qyteteve ende është i paqartë. Ministri aktual Kujtim Gashi ka deklaruar në fillim të këtij viti se, "viti 2019 do të jetë vit i funksionalizimit të Teatrove të Qyteteve", duke aluduar edhe në zgjidhjen e problemeve financiare të këtyre teatrove. Është duke u pritur edhe rezultati i një grupi punues, me koncept-dokumentin për Teatrot e Qyteteve dhe aktorët shpresa ende nuk i ka lëshuar, por janë stërlodhur më. REAGIMET PËR GJENDJEN Në një faqe 'Fejsbuku' me emërtimin "Asociacioni i Teatrove të Qyteteve të Kosovës (ATQK)", është ndarë edhe në mediet e tjera onllajn, deklarata e këtij asociacioni. Ndër të tjerash, konstatohet gjendja e rëndë e Teatrove të Qyteteve dhe kritikohet shpërfillja nga institucionet përgjegjëse ndaj kërkesave sistematike të artistëve.

"Asociacioni i Teatrove të Qyteteve të Kosovës (ATQK), po e përcjell rregullisht gjendjen e teatrove të qyteteve dhe konstaton se problemet e teatrove kanë mbetur të njëjta, për të mos thënë se janë vështirësuar edhe më shumë. Ne si ATQK., kemi iniciuar ndryshimin e ligjit aktual për teatrot, i cili ligj nuk është aspak i favorshëm për funksionalizimin e teatrove të qyteteve dhe përkitazi me këtë gjendje, Qeveria e Republikës së Kosovës e ka miratuar Koncept Dokumentin për Teatrot, dokument ky që i hapi rrugën plotësim-ndryshimit te ligjit për teatrot, ligj ky që do ta bëjë rregullimin juridik dhe financiar të teatrove të qyteteve.

" Asociacioni i Teatrove të Qyteteve të Kosovës. (5 prill 2019). Në 'Facebook' [Page type]. Marrë më 10 prill 2019, prej https://www.facebook.com/search/top/?q=asociacioni%20i%20teatrove%20publike%20t %C3%AB%20qyteteve%20t%C3%AB%2 0kosov%C3%ABs&epa=SEARCH_BOX Më tej, në deklaratë duke marrë parasysh procedurat e zgjatura në nxjerrjen e ligjeve, ky asociacion u bën thirrje komunave në këtë mënyrë: "Duke e pasur parasysh që ndryshimet ligjore marrin kohë deri në miratimin e tyre, dhe duke e pasur parasysh gjendjen e rëndë të teatrove, ne si ATQK kemi kërkuar nga komunat tona përkatëse, që të bëjnë kërkesë në Komisionin e Grandeve në Ministrinë e Financave, që të planifikohet dhe ndahet buxheti për futjen në kontrata të rregullta të aktorëve të trupave rezidente dhe punëtorëve tjerë të teatrove, si dhe të ndahet buxheti për prodhimin e shfaqjeve, gjë që nuk ndalohet as nga ligji aktual, një bazë ligjore kjo që ne e konsiderojmë se duhet të vendoset në mënyrë urgjente, prandaj u bëjmë thirrje institucioneve relevante që në mënyrë urgjente ta mundësojnë krijimin e kësaj baze ligjore. Në të kundërtën teatrot e qyteteve rrezikohen të mbyllen, përkatësisht të mos mund t'i realizojnë aktivitetet e tyre, gjë që rrjedhimisht do të sjellë veprime radikale nga komuniteti i artistëve të teatrit." (Po aty) SUBVENCIONET E "SHITURA" SI PAGA Çështja që duhet ta problematizojmë në këtë kolumne dhe deklaratën e mësipërme të ATQK-së, është statusi ligjor financiar i aktorëve të Teatrove të Qyteteve.

Po që se kërkoni nga fjalorë të shumtë digjitalë apo fizikë lidhur me fjalën "subvencion", apo të shfletoni edhe libra të ekonomisë, apo edhe ta gjeni në nocionet e ligjeve të Kosovës kur përdoret nocioni "subvencion", do ta gjeni këtë definicion të përgjithshëm: "Një grant apo shumë e parave, veçanërisht e dhënë nga një qeveri". Subvencionet mund të jepen edhe nga donatorë joqeveritarë e të qeverive të huaja, por ato më shumë emërtohen si "grante" - shuma parash për realizimin e projekteve të caktuara. E kërkuam edhe rrënjën e këtij nocioni në fjalorë të tillë onllajn, për të dalë në latinishte e frëngjishten e vjetër, e cila edhe në gjuhën e sotme shqipe, thuajse e merr kuptimin e njëjtë: subvencion-ndihmë. Secila fjalë me parashtesën e huaj "sub", shqip, përkthehet si "nën", sikurse është kulturë-nënkulturë, suburbannënurban, ndërsa "venire" - vij.

Përgjithësisht e bukvalisht: subvencionet janë ndihmë-ardhje, ardhje në ndihmë, të ardhura ndihmëse, ndihmë të ardhurash. Por çfarë ka ndodhur me këto subvencione që shumë aktorë i kanë përjetuar herë-herë edhe si paga të rregullta?! Në shumicën e qyteteve ku ka teatro, zyrtarët e qeverisjes lokale, i kanë bërë disa kontrata dhe shumën e përgjithshme të projektit, e kanë ndarë për çdo muaj. Më pas, u kanë ndarë për çdo muaj dhe nuk ua kanë dhënë shumën e përgjithshme në një ditë të vetme. Por çfarë ka ndodhur më pas? Subvencionin ua kanë shpërndarë ca muaj me rregull, e më pas, kanë kapërcyer disa muaj edhe vit, duke mbetur aktorët pa subvencione mujore të rregullta. Po i marrim dy aktorë nga dy teatro qytetesh të ndryshme kosovare: njëri nga Teatri i Qytetit në Gjilan dhe tjetrin nga Teatri i Qytetit në Prizren "Bekim Fehmiu", të cilët u bënë edhe më të angazhuarit në hapësirën publike, për të shprehur revoltën ndaj mbetjes borxh ndaj aktorëve të qyteteve për 100 ditë. Le t'i citojmë në mënyrë origjinale dhe me rregulla të shkrimit akademik, dy nga këta aktorët që u botuan edhe në medie të shumta:

Avni Shkodra. (10 prill 2019). Sot është dita e 100-të pa kontrata të trupës së aktorëve të Teatrit të Gjilanit, me shtatë paga mangut. Teatrit të Gjilanit, ndër vite iu kanë reduktuar punëtorët, si pasojë e mungesës së vullnetit të atyre që kanë qenë përgjegjës për ruajtjen e vendeve të punës në teatër, pas daljes në pension të punëtorëve paraprakë ose të ndonjë dorëheqjes së ndonjë punëtorit. BRAVO! [Facebook update]. Marrë prej https://www.facebook.com/avni.shkodra Xhevdet Doda. (8 prill 2019). Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit Drejtoria e Kulturës Rinisë dhe Sportit Departamenti i Vrasjes së Teatrit Dita e 99 - të pa rroga Falemnderit shumë![Facebook update]. Marrë prej https://www.facebook.com/xhevdet.dod a.3 Ligji për Teatrot dhe Teatrot e Qyteteve Ligji aktual i kishte lënë Teatrot e Qyteteve në kompetenca më të drejtpërdrejta të Komunave. Madje, vetë themelimi përcaktohet me ligj, se bëhet me vendim të Asamblesë Komunale. "3. Teatrot e qyteteve themelohen me vendim të Asamblesë komunale.

Komuna nuk mund të themeloj më shumë se një teatër të qytetit me status publik." (Kuvendi i Kosovës, Ligji për Teatrot, Neni 4 - Themelimi i teatrove, paragrafi 3, 2011, f. 3. Marrë prej http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/Ligji%20per%20teatrot. pdf) Tamam puna të kishin të drejtë të themelonin më shumë se një teatër me status publik, kur nuk janë në gjendje ta mirëmbajnë vetëm një, e lërë më dy e më shumë! Por me këtë ligj, sikurse do të shohim, statusi publik nuk i hiqet as Teatrove të Qyteteve: "Neni 5 Teatrot publike 1. Teatrot me status publik janë: 1.1. Teatrot kombëtare; 1.2. Teatri i qytetit; 1.3. Teatri i studentëve të fakultetit të arteve të Universitetit të Prishtinës." (Po aty) Ndërsa për financimin e Teatrove të Qyteteve, neni më i rëndësishëm është neni 19 - Mjetet për financimin e punës së teatrove dhe shoqatave teatrore: "3. Mjetet për punën e teatrove publike kombëtare i siguron Ministria, ndërsa mjetet financiare për punën e teatrove të qyteteve i siguron komuna përkatëse." (Po aty) Ndërsa komunat ankohen se nuk kanë buxhet të mjaftueshëm. Shumica e kandidatëve që kanë bërë fushata elektorale për 20 vjet në qytetet ku ka teatro me status publik, i kanë gënjyer aktorët se do t'i zgjidhin problemet e tyre dhe premtimet e tyre kanë mbetur në ajër! Asnjëri prej tyre, nuk ka dhënë zgjidhje fatlume! Pjesë e financimeve nga buxheti publik, edhe me këtë ligj të cituar, janë edhe shfaqjet teatrore të qyteteve, pasi që mund të jenë pjesë e konkurseve publike nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, sikurse thekson paragrafi 5 i nenit 19: "5. Ministria çdo vit shpall konkurs publik për financimin e projekteve teatrore."(Po aty) ZVARRITJA E PROBLEMIT TË TEATROVE Ministri aktual ka premtuar se viti 2019 do të jetë vit i funksionalizimit të teatrove të qyteteve. Akoma ky vit nuk ka ikur, por jemi në muajin e katërt.

Zvarritja është e dëmshme. Mjetet financiare po shkojnë herë-herë kot dhe në mënyrë të paarsyeshme sikurse e theksuam në fillim të kësaj kolumne, prandaj nuk ka nevojë për ngathtësi, por të ndahet më shumë buxhet për teatrot e vetmuara e të braktisura të qyteteve të Kosovës. Llogarisni 7 qytete të Kosovës, sikurse kemi shkruar edhe herë të tjera, duke ia shtuar nga një teatër publik edhe qytezave, apo edhe teatrove ekzistuese si të Besianës e të tjerë, me nga 200 mijë euro, do të bënin ndryshim madhor në jetën e varfër të qyteteve! Rreth 2 milionë euro tani për tani, nuk janë shumë, krahasuar me numrin aq të madh të zëvendësministrave, mbi 100, vetëm në Qeverinë e PAN-it. Duke qenë të vetëdijshëm për buxhetin e varfër të Kosovës, varfërinë e papunësinë e një të tretës së popullatës, ikjet masive, dikush edhe mund të thotë kujt i bie në mendje teatri! Por secilit i bie në mendje teatri, kur na godet rëndë në mendje edhe shpenzimi gllabërues qeveritar dhe burokracia e stërngarkuar me mbi 100 zëvendësministra! Menaxhimi i paarsyeshëm i parasë publike nga Qeveritë e pasluftës, e arsyeton vajtimin e aktorëve të qyteteve.

Madje, kanë qëndruar mjaft urtë dhe gabim që nuk janë bërë bashkë nën një ombrellë, të protestonin e të bënin më shumë për fatin e tyre të përbashkët pa dallim qyteti apo teatri! Po të ishin më të organizuar e më të zëshëm, e jo kështu zëra të fragmentarizuar, do të ushtronin më shumë presion e përshpejtim në Qeveritë e pasluftës! Moti kohë do të dilnin nga subvencionet në paga! Madje, tash do të protestonin për rritje pagash, e jo kalim nga subvencionet në paga dhe aman paguana me rregul

(Kosova Sot)