Profesori Johnny Depp u thotë lamtumirë rregullave

  • 15 April 2019 - 10:09
Profesori Johnny Depp u thotë lamtumirë rregullave

Akuzat për abuzim

Në filmin me titull “The Professor”, aktori me famë botërore, Johnny Depp aktron një qenie njerëzore që duket sikurse Johnny Depp

Aktori Johnny Depp është në mes të një krize identiteti. Karriera e tij ka pasur rënie si pasojë e akuzimeve për abuzime në shtëpi, është shkarkuar nga angazhimet e tij që i kanë ofruar shumë pasuri dhe ka një tendencë shqetësuese që të dalë si Colonel Kurtz në profilet nëpër revista. Por ndoshta ekziston edhe një mënyrë për t’u nxjerrë nga e gjithë kjo mesele.

Ndoshta mund të bëhet përmes studiove mesatare me buxhet të ulët. Kjo përfundimisht do ta shpjegonte edhe filmin e tij më të fundit, me titull “The Professor”,dhe trailerin e tij të ri që e ka lansuar.

Roli në filmin “The Professor”

Përse e quajmë enigmatik apo të çoroditur? Le t’ia hedhim një sy. Ah, OK, kjo është arsyeja pse është i tillë. Në filmin me titull “The Professor”, aktori me famë botërore Johnny Depp aktron një qenie njerëzore që duket sikurse Johnny Depp.

Jo ndonjë zvarranik apo ndonjë pirat apo një amerikan vendas apo një vampir apo një gangster me famë apo një superkriminel apo një njeri që duket si Johnny Depp, por po del të jetë një super-kriminel i famshëm ose një njeri që duket si ai, por një njeri si Johnny Depp që më pas shndërrohet në një manifestim njerëzor në internet. Ai është vetëm Johnny Depp, një njeri.

Kjo rrallëherë ndodh. Që na sjell te komploti i filmit “The Professor”. Në filmin “The Professor”, Depp aktron një njeri që mëson se i kanë mbetur vetëm gjashtë muaj për të jetuar, i cili më pas i shpërfill të gjitha rregullat mbytëse të shoqërisë. Kështu, ai ende jep mësim, vetëm se këtë tani e bën ashtu në ambient të hapur duke vënë edhe një palë syze të lezetshme.

 Lamtumirë, rregulla

Sikur ky triler të kishte buxhet më të madh, me gjasë do të kishte tingullin nga “Bad to the Bone” nga George Thorogood. Në vend të kësaj, është një këngë që ka tingullin e një kopjimit të lirë nga “Bad to the Bone the Food Network”,lozur kurdo që Guy Fieri duket në një hamburger të madh e të veçantë.

Sido që të jetë, mendoj se porosia kështu është Lamtumirë, rregulla. Si ndryshe terminali i Depp-it anti-autoritarian e manifeston veten e tij? Po, më pëlqen të them Lamtumirë, rregulla. Por mos u mashtroni me faktin duke menduar se filmi “The Professor” është vetëm një orë e gjysmë kur aktori Depp mban syze dhe i shëtit qentë përreth e rrotull dhe duke i thënë lamtumirë konceptit të përgjithshëm të rregullave.

Kjo pasi ai ka edhe probleme martesore. Bashkëshortja e tij bën dashuri me shefin e saj. Ai jo vetëm se është i çmendur, e shihni, ai po ashtu është edhe i turbullt. A jua kujton dikë? Ju me gjasë po mendoni, ”The Professor” duket argëtues, por a jep trileri një pamje të syve të tij të pikëlluar? Lajmi i mirë është se, po. Lajmi edhe më i mirë është se është i shoqëruar nga biseda e ndarë në rrokje me bashkëshorten e tij që thotë, “A thua çfarë na ka ndodhur neve” dhe ai i përgjigjet, “Çfarë na ka ndodhur neve? Jeta”, që besoj se pajtohesh se në fakt është e thellë.

Por është OK, sepse më pas ai i heq syzat. Me qëllim. Lamtumirë, rregulla. Përkundër krejt pikëllimit të tij, personazhi i Depp është mjaft i dëshirueshëm për të pasur seks me një kameriere në vendin e saj të punës që menjëherë pasi e ka takuar. Shikojeni, sikurse që ishte në vitet e nëntëdhjeta. Kohë të lumtura, apo jo?

(Kosova Sot)