“Notre Dame” shërbeu si frymëzim për shumë vepra të kulturës dhe të artit në përgjithësi

  • 18 April 2019 - 08:57
“Notre Dame” shërbeu si frymëzim për shumë vepra të kulturës dhe të artit në përgjithësi

 Për ta kuptuar mrekullinë artistike të “Notre Dame”-it, duhet ta pranoni atë si sintezë të besimit mesjetar dhe fantazisë moderne

Disa nga kompozitorët më të hershëm evropianë, që punonin në Paris midis viteve 1160 - 1250, shkruanin muzikë për liturgji çdo javë edhe derisa katedralja e madhe ndërtohej rreth tyre

Arkitektura: ‘Puginit i ra të fikët kur pa bukurinë e saj’

E gjendur buzë lumit Senë, “Notre Dame” asnjëherë nuk ka qenë katedralja më elegante, apo më mbresëlënëse nga katedralet antike, por ajo u bë më e njohura nga to. E filluar në vitin 1163, ajo ishte kisha më e madhe gotike deri atëherë, me dritaret me ngjyra, që krijonin efekt të mahnitshëm brenda. Arkitekti i ringjalljes gotike, Augustus Pugin, u alivanos kur pa për herë të parë këtë katedrale. Aq shumë i bëri përshtypje bukuria e saj. I vetmi ngushëllim që mund të gjejmë pas zjarrit shkatërrimtar, është se ky ishte vetëm episodi i fundit në zinxhirin e madh të shkatërrimeve dhe rindërtimeve të kësaj katedraleje përgjatë historisë.

Literatura: ‘Proust nuk mund t’ia shqiste sytë’

Në vitin 1904, Marcel Proust shkroi një artikull për gazetën “Le Figaro”, me titull “Vdekja e Katedrales”, gjë që tani merr konotacion të veçantë. Proust, i cili pëlqente aq shumë arkitekturën kishtare gotike, saqë urdhëronte shoferin e tij t’ia hidhte dritat e makinës katedrales, që t’i studionte gurët e saj, një mbrëmje u maskua me një rrobë, që e qiti përmbi, në mënyrë që, pa u penguar, të mund ta shikonte “Notre Dame”-in me orë të tëra, respektivisht portalin e saj “Saint Anne”.

Edhe Sigmund Freud, një laik tjetër çifut, bashkëkohanik i Proustit, ishte i mahnitur nga “Notre Dame”. Kur e pa për herë të parë, në vitin 1885, Freud tha se “pata një ndjenjë të cilën kurrë më parë nuk e kisha përjetuar”. Por, janë veprat e Hugo-it ato që janë më të njohurat rreth katedrales.

Filmi: ‘Gene Kelly vallëzoi nën hijen e saj’

Janë të shumtë filmat e pas Luftës së dytë botërore që janë bërë në Paris, e që përdorin katedralen “Notre Dame” si pikë referimi. Parisi është simbol i botës laike të romancës dhe aventurës, prandaj përdorimi më eksplicit i katedrales nuk është variant në dispozicion. Jean-Paul Belmondo lexon gazetën me “Notre Dame” në prapavijë në filmin e regjisorit Godard “Breathless”; Leslie Caron dhe Gene Kelly vallëzojnë nën hijen e katedrales në filmin “An American In Paris”; Cary Grant dhe Audrey Hepburn ecin përskaj saj derisa flasin për vrasjen në filmin ‘Charade’.

Por, paraqitja më mbresëlënëse e saj në film, që tani duket edhe parashikuese, është ajo në filmin e regjisorit Richard Linklater me titull “Before Sunset”, në të cilin dashnorët e ribashkuar Jesse dhe Céline sodisin katedralen dhe Céline thotë: “Por, duhet të mendosh se, një ditë, “Notre Dame” nuk do të ekzistojë më...”.

Bazuar në librin e Victor Hugo-s, “The Hunchback Of Notre Dame” (Gungaçi i Notre Dame-it) të vitit 1939, janë bërë filma dhe filma të shumtë të animuar.

‘Funksioni i saj ka qenë që t’ju frikësojë’

Në “Muppet Show” në vitin 1981, në fillim të emisionit paraqitet një djalë me kokë të kaltër, flokë të gjelbra i quajtur Mulch, i cili luante rolin e Quasimodo-s

Dhe, më pas, në një aplikim të papritur të mitit të Pygmalionit, ai u bë një kukull që këndonte.

Edhe pse mysafir special i këtij episodi ishte Debbie Harry, performanca e saj e “One Way or Another” nuk mund të krahasohej me standardin e vitit 1917 “For Me and My Gal”, që njihet më së miri për shkak të paraqitjes në filmin e Gene Kelly-t të vitit 1942.

Raporti televiziv me këtë atraksion parisien kaloi me një shpejtësi më të madhe nga komedia, në tmerr gotik. Në një episod të vitit 2016 të serisë animuar “Simpsons”, duke e shikuar katedralen, Homer thotë: “Kjo daton nga koha kur religjioni dinte të të tmerronte nga frika”. Homer kishte të drejtë, meqë katedralja ka pasur këtë funksion frikësues në disa filma.

 ‘Një sintezë e besimit mesjetar dhe fantazisë moderne’

Për ta kuptuar mrekullinë artistike të “Notre Dame”-it, duhet ta pranoni atë si sintezë të besimit mesjetar dhe fantazisë moderne.“Notre Dame” është mishërim artistik i Parisit, qendrës së mendimit mesjetar evropian dhe kulturës e cila gjatë viteve 1800 u bë vendlindje e artit modern.

Për të paktën 300 vjet para se Viollet-le-Duc ta shpëtonte “Notre Dame”-in, katedralet mesjetare kishin mbetur nën hije. Kur katedralja gotike e Londrës, “St Paul”, ishte shkatërruar në Zjarrin e madh, ajo ishte zëvendësuar nga një ndërtesë moderne nga Christopher Wren.

Muzika: ‘Vierne vdiq duke luajtur në organo’

Muzika ka qenë pjesë e “Notre Dame”-it që nga themelimi i saj. Disa nga kompozitorët më të hershëm evropianë, që punonin në Paris midis viteve 1160 - 1250, shkruanin muzikë për liturgji çdo javë edhe derisa katedralja e madhe ndërtohej rreth tyre. Në përgjithësi, këta kompozitorë njihen me emrin “Shkolla Notre Dame”. Dy më të rëndësishmit nga ta ishin Léonin dhe Pérotin.

Disa kompozitorë francezë kanë mbajtur postin e organistit në “Notre Dame”, duke përfshirë edhe Louis Vierne, i cili vdiq derisa ishte duke i rënë organos.

E filluar në vitin 1163, ajo ishte kisha më e madhe gotike deri atëherë, me dritaret me ngjyra, që krijonin efekt të mahnitshëm brenda. Arkitekti i ringjalljes gotike, Augustus Pugin, u alivanos kur pa për herë të parë këtë katedrale

(Kosova Sot)