Marrëveshja e Beyonce-s me "Netflix" vlen 60 milionë dollarë

  • 22 April 2019 - 12:30
Marrëveshja e Beyonce-s me

Marrëveshje për tri projekte 

Përfaqësuesi i Beyonce nuk u është përgjigjur kërkesave nga "Variety" për koment, "Netflix" ka refuzuar të komentojë për këtë tregim, megjithëse një burim i kompanisë ka kontestuar kushtet financiare të marrëveshjes

S hërbimi "Netflix" është shndërruar në një destinim për vizionarët e televizionit, si yjet e njohura Shonda Rhimes dhe Ryan Murphy, me marrëveshjet që peshojnë hiç më pak se 100 milionë dhe 250 milionë respektivisht dhe komikët më të njohur si Chris Rock dhe Dave Chappelle (40 milionë dhe 60 milionë respektivisht).

Gjiganti, që porsa ka bërë të ditur se ka shtuar rreth 10 milionë parapagues në "Q1", tashmë është dhënë edhe pas muzikës, duke sjell një marrëveshje për tri projekte me këngëtaren e njohur Beyonce, me një vlerë prej 60 milionë, kanë thënë burimet për "Variety".

Kushtet financiare të marrëveshjes I pari nga tri marrëveshjet e veçanta është "Homecoming", dokumentari nga prapaskenat që sjell performancën e saj në vitin 2018 te festivali i muzikës "Coachella" - një spektakël i madh i vallëzimit, që premierën e kishte më 17 prill. Çmimi në këtë instalacion, për të cilin Beyonce Knowles-Carter është edhe producente ekskluzive, autore dhe regjisore, rri pezull me rreth 20 milionë dollarë.

Përfaqësuesi i Beyonce nuk u është përgjigjur kërkesave nga "Variety" për koment, "Netflix" ka refuzuar të komentojë për këtë tregim, megjithëse një burim i kompanisë ka kontestuar kushtet financiare të marrëveshjes. Sipas "Vulture", edhe kanali "HBO" ishte i interesuar për këtë projekt,pasi që kishte një marrëdhënie të mirë me Knowles-Carter (rrjeti kabllovik e kishte sjell në vitin 2016 hitin e saj "Lemonade", si dhe filmimin e saj nga viti 2014 "On the Run Tour", pra koncertin e saj bashkë me bashkëshortin Jay-Z, si dhe dokumentarin e vitit 2013, me titull "Life Is But a Dream"), por se ishte tërhequr kur "Netflix" ishte shfaqur me një ofertë më të majme. (As "HBO" nuk i është përgjigjur kërkesës nga 'Variety' për koment).

Më shumë muzikë klasike po vjen Me lansimin e "Homecoming", Beyonce po ashtu ka sjell edhe një album që e shoqëron atë bashkë me 40 këngë që përfshijnë dy tjera këngë bonus: "Before I Let Go" dhe "I Been On". E para është një "cover" e Frankie Beverly & Maze, derisa tjetra është një version i përpunuar që ishte sjellë te "SoundCloud" në vitin 2013. Dhe më shumë muzikë klasike po vjen. Siç raporton "Variety", audio për filmin e saj që zgjat 65 minuta, "Lemonade", që ishte shfaqur vetëm te "Tidal", e që mbulohet nga Jay-Z. A thua ia vlen kaq shumë këngëtarja e "R&B', aq sa është thënë? Për më shumë, kjo lejon një shikim të jetës së saj të skenës, pasi ajo është nënë e tre fëmijëve, përfshirë këtu binjakët që kanë lindur dhjetë muaj më parë, para performancës së saj në "Coachella". "Ajo që njerëzit nuk e shohin është sakrifica", thotë këngëtarja Beyonce në një nga deklaratat që ajo i jep me zë. "Unë përfundimisht kam shtyrë veten një hap më tutje sesa që e kam ditur se mundem. Kam mësuar secilin mësim që ishte në dispozicion. Kurrë më, kurrë më nuk do ta shtyj veten aq larg". Ngjarjet që më parë ishin shfaqur apo ishin sjellë nga "Netflix" ishin ato nga viti i kaluar "Springsteen on Broadway", Lady Gaga's "Gaga: Five Foot Two" lansuar më 2017 dokumentarin e Quincy Jones "Quincy" dhe seritë "Remastered". 

(Kosova Sot)