Gjërat që nuk i keni ditur për Sam Smith

  • 26 April 2019 - 10:57
Gjërat që nuk i keni ditur për Sam Smith

Në vitin 2014, njerëzit nga mbarë bota ishin dhënë shumë pas këngëtarit dhe ishin dashuruar në Sam Smith. Në disa vitet e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes, duke shkruar tekste dhe incizuar albume. Përderisa dihet shumë për të, janë edhe disa gjëra që nuk i keni ditur

Nëse nuk do të ishit këngëtar, çfarë do të ishit?

Sam Smith: Kopshtar. I pëlqej shumë lulet dhe do të pëlqeja të punoja me to. Ato më bëjnë të lumtur.

Cili është hobi juaj më i çuditshëm?

SS: Kam një statujë të çuditshme në dhomën time të gjumit që e kam marrë nga Bryzh. Është një deve me kokën e foshnjës në të. Është quajtur Leo dhe e pëlqej, por tmerron secilin që e shikon.

Cili është talenti juaj sekret?

Sam Smith: Mund të bëjë kështu [luan me gishta], që është diçka që shumë njerëz nuk mund ta bëjnë. Po ashtu bëj edhe me vetulla.

Nirvana, më e preferuara

Cila është kënga e preferuar e këngëve tua?

Sam Smith: Kënga ime e quajtur "Nirvana", që ishte në ‘EP” tim të parë. Dhe është gjëja më e afërt me seksin.

Nëse do të mund të ishte gjithkush, gjallë ose vdekur, kush do të ishte dhe pse?

Sam Smith: Judy Garland. Sepse jam i dhënë pas saj dhe do të doja të jem në gjendje të këndoj ashtu. Unë mendoj se ajo ka zërin më të bukur të të gjitha zërave.

Cila është kënga jote për karaoke?

Sam Smith: Sa e urrej karaoken. Nuk e duroj dot. Nëse karaoke fillon, Iiku dhe fshihem në dhomë. E urrej, e urrej, e urrej.

Çfarë këshille do t’i jepnit një 16 vjeçi?

Sam Smith: Të lexojnë më shumë. Dhe të ndalojnë me ushqimin e shpejtë.

Cila është pica juaj e preferuar?

Sam Smith: Nuk më pëlqejnë picat. Është një fjalë e çuditshme, e di. Pica e vetme që e dua është ajo me ushqim deti, si tuna.

Cila është kënga juaj e preferuar nga një artist tjetër?

Sam Smith: Kënga ime e preferuar e të gjitha kohërave është ajo e Joni Mitchell-s "A Case of You". Mendoj se teksti i kësaj kënge është kënga më e mirë e shkruar ndonjëherë.

Tri dëshirat e jetës

Nëse do të kishte tre dëshira, cilat do të ishin?

Sam Smith: E para, për familjen dhe miqtë e mi të jenë të lumtur derisa të vdesin, të jetojnë gjatë.

E dyta: Të jem në gjendje të ha djathë dhe mos të shtoj në peshë.

E treta: Të jem në gjendje t’i jap vetes orgazëm sa herë që dua.

Cila është shprehia juaj më e keqe?

Sam Smith: Kafshimi i thonjve. Si dhe duhani, por këtë e ndaloj.

Cili është vendi i preferuar për pushime?

Sam Smith: Italia. Shumë më pëlqen Italia. Më pëlqen Toskana; më pëlqen ushqimi dhe njerëzit janë kaq të mirë, i dua.

Cila është ballina e telefonit tënd?

Sam Smith: Është fotoja e “Chuck Close” që e kam parë në galeri vitin e kaluar. Ka inspiruar ballinën për album, kështu që e mbaj aty.

A i lexoni komentet në profilet e mediave?

Sam Smith: Po, i lexoj.

(Kosova Sot)