Paraqitjet më befasuese të të famshmëve në filma

  • 01 May 2019 - 13:47
Paraqitjet më befasuese të të famshmëve në filma
Image

Matt Damon në 'Eurotrip'

Filmi 'EuroTrip' mund të mos ketë fituar mjaft para nga shitja e biletave, por nuk e ndryshon faktin që për disa momente të shkurta, Matt Damon ka qenë pjesë e tij. Në film, ai ka luajtur rolin e Romeo-s, këngëtarit të një grupi i cili është i përfshirë në një aferë me një nxënëse të shkollës së mesme rolin e së cilës e luan Kristin Kreuk. Damon ka kënduar këngën me titull 'Scotty Doesn't Know' e cila mbërriti në vendin e 75 të top-listës amerikane 'Billboard'. 

 

Madonna në 'Die another day'

Image

Pasi që e ka kënduar këngën kryesore të filmit 'Die Another Day' me Pierce Brosnan-in në rolin e James Bond-it, Madonna shprehi interesimin edhe për të luajtur në film. Ajo u paraqit shkurtë në film në rolin e Varity, instruktores së skermës së Bond-it. Edhe kjo skenë ka qenë e mbushur me tension seksual, jo vetëm me fjalë, por edhe në veprimet e tyre. Për fat të keq kritikët dhe shikuesit ishin më pak entuziastë për paraqitjen e saj në film, ndërsa asaj iu dha çmimi për paraqitjen më të keqe si aktore mbështetëse.

Image

Cate Blanchett në 'hot fuzz'

Duke qenë adhuruese e madhe e filmit 'Shaun of the Dead', Cate Blanchett ka pyetur regjisorin e tij, Edgar Wright, nëse mund të paraqitet në filmin e tij të ardhshëm, madje edhe për një rol të vogël. Kështu ajo pranoi rolin e Janine-s, ish të dashurës së rreshterit Nicholas Angel. Fytyra e saj ishte e mbuluar me syze dhe maskë kirurgësh ndërsa flokët me një kapelë spitali. Ishte vetëm zëri i saj ai që zbuloi se cila ishte aktorja nën maskë.

Image

Sylvester Stallone në 'staying alive'

Filmi 'Staying Alive' mbahet mend për vallëzimin, duke shërbyer si një vazhdim i filmit 'Saturday Night Fever'. Por shumë njerëz nuk e dinë se skenarist, producent, regjisor dhe aktor i filmit. Stallone ka bërë një paraqitje të shkurtë në skenën kur Tony Manero, personazhi i John Travolta-s, përplaset në të në rrugë ndërsa Stallone shihet për një moment shumë të shkurtë ndërsa është shumë lehtë që të mos njihet.

Image

Sean connery në 'Robin Hood: Prince of thieves'

Jo shumë njerëz e dinë që Sean Connery ka luajtur rolin e Robin-it përkrah Audrey Hepburn-it në një film të tyre më pak të njohur me titull 'Robin and Marian'. Pra ishte normale që Connery bëri një paraqitje të shkurtër në filmin 'Robin Hood: Prince of Thieves', me Kevin Costner-in në rolin kryesor. 'Robin Hood: Prince of Thieves', Connery luan rolin e mbretit Richard, i cili paraqitet pak para se Robin të martohet me Marian-ën në mënyrë që të mund ta dorëzojë nusen.

Image

Donald Trump në 'Home alone 2'

Siç e dinë të gjithë adhuruesit e 'Home Alone', ngjarja e vazhdimit të tij zhvillohet kryesisht në Nju-Jork në kohën e kërshëndellave. Një ndër vendet e njohura të qytetit është hoteli 'Plaza', në të cilin Kevin vendos që të qëndrojë kur shkon aksidentalisht në Nju Jork pa familjen e tij. Në një skenë në të cilën Kevin shihet duke kaluar nëpër hyrjen e hotelit, ai kërkon nga një person që t'i tregojë se ku është lobi. Ai person ishte Donald Trump, i cili është pronar i hotelit.

(Kosova Sot)