“Eurovision”, sot nata finale, Jonida Maliqi performon e dyta

  • 18 maj 2019 - 18:11
 “Eurovision”, sot nata finale, Jonida Maliqi performon e dyta

Mbrëmjen e kësaj të diele do të mbahet finalja e Festivalit europian të Këngës, “Eurovision”, me Jonida Maliqin që e çoi sërish Shqipërinë në natën finale.

Këngëtarja shqiptare me këngën “Ktheju tokës”, me lirikën e saj në gjuhën shqipe, do të performojë e dyta pas Maltës.

“Ktheju tokës” në finalen e Eurovision. Kualifikohet Jonida Maliqi

Nga mijëra artistë që regjistruan këngët e tyre, vetëm 26 kanë mbetur në garë për trofeun e sivjetshëm. Pas rezultateve të jurive eksperte dhe televotimeve, vetëm një do të jetë fituesi i trofeut të madh, me përfaqësuesin e Holandës që konsiderohet pretendenti kryesor.

(Kosova Sot Online)