Jennifer Aniston rrëfen fjalët e fundit që i tha Angelina Jolie-s para se t’i merrte Brad Pitt: I thashë…

  • 23 maj 2019 - 14:10
Jennifer Aniston rrëfen fjalët e fundit që i tha Angelina Jolie-s para se t’i merrte Brad Pitt: I thashë…

Aktorja e famshme, Jennifer Aniston, ka folur rreth fjalëve që i ka thënë koleges së saj, Angelina Jolie, para se kjo e fundit të lidhej me Brad Pitt.

Gjatë një interviste për “Vanity Fair”, Jennifer ka kujtuar një nga momentet më të vështira të jetës së saj.

Dy aktoret e famshme janë takuar në një park makinash, para se filmi “Mr and Mrs Smith” të fillonte xhirimet në vitin 2004. Në atë kohë, Jennifer po xhironte seritë e fundit të “Friends”.

Sipas Aniston, gjatë asaj periudhe kishte mjaft tension në martesën e saj me Brad, pasi atij nuk i pëlqente që ajo kishte rënë dakord për të xhiruar një seri të fundit të komedisë.

Madje aktori i njohur mungoi edhe kur “Friends” përfundoi xhirimet dhe u organizua një festë mes kolegësh nga seti.

Jennifer mendonte se ai ishte i zënë me xhirimet e filmit në atë kohë, por më pas kuptoi se po e humbte bashkëshortin përgjithmonë.

Ndërkohë gjatë intervistës, Aniston kujtoi herën e fundit që takoi Angelina-n në parkimin e makinave ku xhirohej “Friends” dhe fjalët që i tha asaj.

“U prezantova me të. I thashë që Brad ishte shumë i emocionuar që do punonte me të. Shpresoj të kaloni një kohë të mirë së bashku”, shprehet Jennifer.

Më pas 50-vjeçarja pranoi se Pitt vazhdoi të ndryshonte shumë emocionalisht në martesën e tyre. Aniston kujtoi se jo shumë kohë pasi takoi Jolie-n, “ai ishte zhdukur”.

Kujtojmë se martesa e Aniston me Pitt përfundoi pas 4-vitesh e gjysmë që ishin bashkë, në vitin 2005.

Brad dhe Angelina filluan të takoheshin me njëri-tjetrin menjëherë pas thashethemeve se lidhja e tyre nisi gjatë xhirimeve të filmit. Ndërkohë Pitt e Jolie kanë gjashtë fëmijë bashkë.

(Kosova Sot Online)