‘2 gisht mjaltë’ tërheq vëmendjen e mediave të huaja, ja çfarë shkruajnë ato

  • 25 May 2019 - 10:44
‘2 gisht mjaltë’ tërheq vëmendjen e mediave të huaja, ja çfarë shkruajnë ato

"2 gisht mjaltë’ ka rezultuar një sukses që në ditët e para të publikimit në kinematë shqiptare. Pas suksesit në vendin tonë, Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata kanë bërë të mundur ta ‘afrojnë’ filmin dhe pranë shqiptarëve jashtë shtetit, si përshembull në Turqi, Zvicër, Austri, Gjermani, etj.

Gjatë qëndrimit të tyre në ‘Cannes’, Ermal Mamaqi ka dhënë një intervistë për “CINEUROPA” ku ka folur mbi filmin, historinë që trajton ai, buxhetin e harxhuar si dhe për fitimet që ka sjellë. “Në fillim kisha frikë nëse do mund t’i merrja sërish paratë apo do humbja. Por ky është biznesi.

Nëse di si të luash, është lojë e mirë. Nëse nuk di, është si kumar”, është shprehur Mamaqi. Sipas tij, një pjesë e suksesit të filmit i dedikohet dhe Elvana Gjatës, duke qenë se është një nga këngëtaret më të njohura të vendit tonë.

“CINEUROPA” gjithashtu shkruan se filmi ‘2 gisht majltë’ është një komedi hit që është shitur ndërkombëtarisht, si asnjë film tjetër shqiptar. Kujtojmë se së shpejti, filmi do të transmetohet në Greqi, Itali, Angli dhe Amerikë.

(Kosova Sot Online)