Klithma e portreteve

  • 27 May 2019 - 17:37
Klithma e portreteve

Shkruan: Ilir Muharremi

Figurat e tija janë të gjalla, na shikojnë, ulërijnë, disa edhe meditojnë, të tjerat sillen sikur të çmendura që jetojnë në një botë metaforike të kaosit sa të mbushur, por edhe të zbrazët dhe të tilla portrete janë më shumë universale. Të cilat u ekspozuan në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Fakultetin e Edukimit në Durrës. Veprat e artistit Ardian Tragaj ruajnë një stil të veçantë të mbingarkesës, e kjo vërehet nga ekzistenca akumuluese e bollshme e tij nga realja dhe shpitrtërorja, fantazmagorikja, mistika të cilat te vizitori akomulojnë katarsisinë, ndezin në mënyrë të veçantë fantazinë që fluturon përtej realitetit të përditshëm, e kjo shërbehet nga e bukura e cila i bën nderim të bukurës në artin e tij.

Çka na paraqesin portretet e Ardianit? Ashtu si prozatori i mirë që përdorë vetëm fjalët që i përkasin gjuhës së sotme, ai përdorë ngjyrën dhe figurën përmes së cilave njerëzve u mëson magjitë e mendimeve dhe ëndrrave filozofike që edhe sot të gjithëve na sodisin. A i përshtaten kohës k? E tejkalojnë kohën postmoderne dhe nuk ekziston asnjë njësi matëse për t’i matur këto portrete, karikatura, me sy të mëdhenj, gjuhë të nxjerrë jashtë, disa të deformuara e disa të sakta, të çuditshme, dhe nëse i vëzhgon me ëndje, krijon një ndjenjë frike, pastaj mirësjellje e në fund dashamirësi piktoreske dhe proporcionale me shpirtin. Ky është shpirti i tij absurd, ndjenjë e dehjes e forcës, e ngjyrës, formës, zbukurimit dhe gjithmonë rrjedhojë e rritjes së kësaj force mistike.

Zërat e portreteve dëgjohen, zhurmojnë, çveshin fasadën, moralin, janë shumë të habitura, e kjo relekton përmes syve të tyre të mëdhenj e të sinqert, që çveshin brendësinë dhe na vështrojnë me kujdes, bashkërenditin forcën e një harmonie të dëshirave të dhunshme të heqjes , të rrahur nga jeta reale me një ekuilibër të pagabueshem proporcional si nga forma ashtu edhe nga kompozcioni.

Çfarë dëgjojnë veshët e tyre? Gjeometrin e realitetit, thjeshtëzimin logjik, shëmtinë, shpifjen, gafën të gjitha ato sulme shpirtërore që i bëhen një njeriu e i cili në fund prapë është i fortë sepse beson në krijimtarinë e tij. Këtyre veshëve ju vërsulen magmë mendimesh, vallëzim falso, indiferencë e jetës dhe vdekjes, ulërimë, lutje, ngritje, përulje që jetojnë në një kapitalizëm modern ose siç e quan Ardiani të egër që nuk është social sa duhet, realitet mes humbjes dhe fitores, por edhe humbësi duhet të mbijetojë në këtë botë të egër. Një filozofi e vazhdimit dhe mbijetesës e cila shfaqet përmes pamjeve simetrike dhe asimetrike të portretetve. Ja tek sodis njërin nga këta porterete me gojë të hapur i cili i thotë të gjitha pa kursyer veten, tregon një vlerë, trup të fuqishëm, temperament të fortë, shumë të gjallë, është i ndjeshëm plot dhimbje shpirtërore, në fakt ky është arti i vërtetë i individit, e them individidt sepse vetëm individët e fortë janë filozof në artin e tyre, e këtë e posedon edhe Ardiani. Ai kumton karakterin e tij, nxjerrë atë shijen e vetes ato gjëra të çuditshme sizifiane, të frikshme, të mundimshme gjithmonë duke treguar atë anën e dashur e kjo e kënaq forcën artistike të vullnetit të artistit.

Vetë ngjyra e dheut tregon atë zanafillën e njeriut, portreteve, pastaj lyhet me dramën përmes intelektit dhe forcës tragjike e deri në ekstazën e instiktit dhe nga pamja e jashtme ky art reflekton si naiv sidomos nëse maten forcat e jashtme të objektit (njeriut). Portrtete të mbushura me hijeshi , shoqërohen me gjykime të ndryshme sepse vet Ardiani realitetin e sheh si zhgënjim, dhe gjithmonë mbijetesë , vazhdim, e shpirti i tij vrapon pas të përsosures sepse kjo është gjeneza e saktë e artit. Rrathët e syve, kokërdhokët jetojnë në një vakumë plot ajër e shpirt. Këta sy të mëdhenj që realitetit i japin një kuptim, sugjestion mbi muskujt e tyre, ndijimet e që i flasin paqëndrueshëmrisë së trupit i cili proporcionalisht është krejt tjetër, rrëfejnë vuajtjet intime personale dhe njerëzore. Këtu shohim shqiptarin ballkanik dhe vetë ngjyra e dheut e lidh artistin me këtë dhe pozicionet e tyre janë shumë të veçanta do t’i quaja absurde, anormale, të shurudhër, kjo relfekton te disa që ju mungojnë veshët , ata aq shumë kanë dëgjuar sa më nuk dëgjojnë dhe shtrohet pyetja kë ta dëgjojnë? Këshilla ime do të ishte: “Dëgjojeni vetveten”, ose siç thoshte skulptori i madh francez Ogist Roden, kënaquni në punën tuaj dhe mos u ndikoni nga faktori i jashtëm.

Cili është realiteti i brendshëm i artistit? Ardiani është i ndjeshëm, i prekshëm, i veçantë, i qëdndrueshëm në mendime dhe me këto ngarkohet për të zbritur në kujtesën e veçantë të gjendjes shpirtërore, e pastaj kthehet te një botë shumë e largët ikanake ndjimiesh. Pse e them këtë? Çdo figurë duket aq e thellë sa bëhet ikanake. Figurat sikur dekompozohen ndaj prapavijes së bardhë, e krijojnë një kontrast që ngjallë te ne lehtësim, stimuj dhe melodi të fortë dramatike. Personazhet e Ardianit janë nga realiteti dhe jetojnë në ngjarje të natyrshme, kjo ma kujton Albert Camus-in, gjendjen psikologjike te Mersos i cili është i shurdhër, por edhe ulërinë ndaj të vërtetës e prapë izolohet në absurdin e tij vetanak. Potretet e Ardianit janë të pa shpresa të thyera nga jeta, por unë them kështu, mbijetojnë dhe ngjitin gurin si Sizifi në maje e kur guri rrëshqet poshtë, personazhet e Ardianit janë më të mençura se nuk kthehen poshtë, por edhe nëse do të ktheheshin, do të ishin të djersitura dhe nevrike sepse Sizifi ishte i lumtur me fatin e tij, andaj edhe e vazhdoj këtë fat. E vërteta qëndron se nuk duhet shikuar pas, por duhet të jap nga shpirti dhe sytë t’i mbaj ka horizonti i sa ardhmes. “Pushtetari abuziv para pasyqrës”, “Enigma”, dy punime me karaktere tragjike, satirike, komike, humor, përqeshje e fortë, dhe kur shikohen pranë pasqyrës, e dini se çka shohin? Veten të shëmtuar, dhe ky teatër i Brehtit ngjallë një dhimbje dhe përqeshje. Ai arrin ta deformojë shpirtin njerëzor dhe shpirti nuk është i deformuar, egoja e prishë, sepse arti vepron mbas kënaqsisë, dehjes dhe instiktit. “Sundimtari”, ka një gjuhë jashtë është egërsirë komike me të cilin operon artisti duke bërë karikaturën moderne satirike dhe karakteri i këtij sundimtari është i mbushur me sëmundje, sëmundje që nuk mund të shërrohet. Shohë një vullnet për pushtet një shtyrje për të arritur, fenomen në të cilin bota jeton e jo veç ne shqiparët. Këto haluçinacione, mprehtësi nga të cilat vaujnë këta pushtetarë.

Figurës së “Skënderbeut” i jep një imazh të veçantë, të shprehur mbas qartësisë së shkallës së tingujve me nuancat e një vizionari e jo vetëm luftëtari, por një strategu të zbritur nga kali, intelektuali, disi e përsos ekzistencën e tij. “Gladiator i sistemit”, ky zbutës i luanit që jeton ndërmejt kufirit me vdekjen, ka një forcë, formim dhe gjykim që vërshohet me guxim, kthejlltësi, tërbohet nga ndjenja e fuqisë, por luanin e mbanë gjallë për aq sa mundet t’i sigurojë ushqim. Kjo skulpturë konceptuale plot dinamizëm me duar në shenjë trimine dhe fitore i mban të ngritura, me trup të drejt shprehë një sistem të lashtë të trashëguar edhe sot. “Burreshtetasin që populli ta quaj të tillë duhet të dijë se; zbutesi luanit e ka atë titull për aq kohë sa luanit mund ti sigurojë ushqim.”, thotë Tragaj.

Nga krejt këto ai përdorë ngjyrën e dheut për të na kujtuar se nga ai u krijuam dhe prapë dhe do të bëhemi. Kjo ngjyrë tregon një dramë në të gjitha fytyrat e karaktereve sikurse kompozimet e Vagnerit që janë mirëqenie e një ndjeje të fuqisë që kanë karakter të tmerrshëm, enigmatik e që në përgjithësi kërkon zgjidhje finale.

Karakteret janë të forta, shpirtëra heroik dhe i thonë po vetes së tyre në çdo mizori tragjike, andaj e ndjejnë si kënaqësi vuajtjen. Tragjedinë e shohë në shijen e tyre dhe këto personazhe e bëjnë për triumfin e rendit moral të botës i cili jeton në një doktrinë të shkatërrimit nga vetja. Tragajt është një artist i cili nuk mposhtet sepse ka në vete tone të bashkëtingëllimit dhe kjo vërehet në fuqinë e tij e cila rrjedh në simbolizmin e personazheve psikologjike dhe krijimi i këtyre njerëzve është mirënjohje dhe fakt i të jetuarit. Thellësia e tij është arti tragjik, absurd e dramatik dhe instikti i tij arrin të shikoj nga lartë rrjedhojat më të largëta, e që vëzhgon edhe gjërat më të afërta.

Autori është kritik i artit

(Kosova Sot Online)