Pas fundit të “Game of Thrones”, aktori i famshëm sëmuret

  • 29 May 2019 - 15:46
Pas fundit të “Game of Thrones”, aktori i famshëm sëmuret

Aktorit të famshëm, Kit Haringtonin, i është dashur që të shtrohet në një qendër luksoze mirëqenieje në Connecticut, ku ka marrë trajtim për stresin dhe konsumin e pijeve alkoolike.

“Daily Mail” shkruan se 32-vjeçarin e ka shqetësuar shumë mënyra sesi u mbyll seriali i fundit i “Game of Thrones”, ku ai interpretonte personazhin e dashur për publikun, Jonh Snow. Haringtonin e ka mbajtur këtë rol për tetë vite.

“Kit ka vendosur të përdorë këtë pushim si një mundësi për të kaluar një kohë në qendrën e mirëqenies për të punuar në disa çështje personale “, tha publicisti i tij për “DailyMail.com”.

Ky trajtim, i cili kushton më shumë se 120,000 dollarë në muaj, u mëson klientëve të saj se si të merren me stresin dhe emocionet negative.

Bëhet e ditur se kur kasti i serialit mësoi se si do të ishte finalja, aktori britanik nuk e fshehu dot zhgënjimin e tij. Thuhet se Kit iu mbushën sytë me lot dhe vuri duart në kokë.

Ndërkohë kujtojmë se në finale, John Snow vret të dashurën e tij, Daenerys Targaryen. Ky fund nuk ka zhgënjyer vetëm aktorët, por edhe fansat që arritën të nënshkruanin një peticion për ndryshimin e sezonit të fundit dhe të skenaristëve, si të paaftë.

“M’u thye zemra. E dua këtë serial më shumë se çdo gjë tjetër. Nuk ka qenë thjesht një punë për mua, ishte jeta ime”, dëgjohet të thotë aktori në dokumentarin e realizuar mbi atë çfarë ndodhi pas kuintave.

(Kosova Sot Online)