Ky është romani më erotik shqiptar: “Kërkoja ta fërkonte më shumë rrushin”

  • 09 qershor 2019 - 19:45
Ky është romani më erotik shqiptar: “Kërkoja ta fërkonte më shumë rrushin”

Romani “Psycho” i shkrimtarit Ilir Muharremi ka fituar çmimin si romani më i mirë i vitit 2018 nga Shoqata e Shkrimtarëve të Pejës. Përveçqë është roman i dhunshëm është shumë erotik. Ja një fragment:

“Në dhomë filloi të bënte një vapë e padurueshme. Me një cep të çarçafit fshiva djersët që më shkonin rrëke. Edhe ajo vërente të njëjtën gjë. Vëreja dhe vura veshin të rrahurave të zemrës që shungullonin fort dhe trishtueshëm. Mendja vazhdimisht më rrinte te ajo. Isha zgjatur në shtrat si një kufomë e pakallur, dhe palla ishte e flashkur. Ajo vazhdimisht kthehej nga unë. E puthja, vazhdoja t’ja fusja gjuhën dhe puthja ka një lloj intimiteti që s’e ka seksi. Andaj, shpesh më vinte keq kur i shihja të dashurat e mia teksa putheshin me të tjerët. Sikur të palloheshin nuk do më vinte aq keq. Vazhdoja ta puthja dhe për mua e puthura krijon atmosferë intimiteti si asgjë tjetër, por ndjeja që m’u bënte dru prapë. Nuk doja t’i kërceja sipër, por doja që të vijoja puthjet sikur ky të ishte rasti i fundit që më jepej. Mendoja se ishte e gjitha e imja. Unë isha fitimtari “Përdhunuesi i ndjenjave”. Zoti dhe Djalli i saj. Ishte shumë e pafuqishme, përplaste kokën sa andej, sa këndej, njëjtë si në makinën time. Më shtrëngonte edhe ajo me fuqinë e një femre që pak rënkonte. Kërkoja ta fërkonte më shumë pallën. Fillonte nga këllqet gjer tek trungu. Zgjati pak si shumë dhe nxora një ofshamë të padëgjuar, sakaq u prisha, pas disa minutash.”

(Kosova Sot Online)