Besiana Mehmedi me rolin e 'Orfeot', dëshmoi se përveç një këngëtare e shkëlqyer, është dhe aktore e përkryer

  • 29 July 2019 - 15:07
Besiana Mehmedi me rolin e 'Orfeot', dëshmoi se përveç një këngëtare e shkëlqyer, është dhe  aktore e përkryer

Vepra e Christofor Wilibald Gluck “Orfeo dhe Euridika” u vu në skenën e Tetovës në kuadër të manifestimit “Vera e kulturës tetovare”.Nata më e veçantë mbetet shfaqja operistike me rol kryesor të Besiana Mehmedit që atë e ka kthyer në këtë gjini pas dhjetë vitesh.

Ndër të tjera për gazetën "Kosova Sot", ka shpjeguar se”opera është dashuria e saj më e madhe përkundër asaj që nga viti 2004 kur ka braktisur Teatrin në Tiranë dhe i është rrekur pedagogjisë shumë rralë ka patur mundësi të jetë pranë kësaj gjinie.

Image

.E lumtur që ka arritur ta realizojë një rol të dashur për të që i takon mitologjisë ku besohej se dashuria është mbi gjithçka ajo nuk harron pa potencuar se babai i saj dêshironte ta sheh në opera andaj suksesin dhe performancën ia dedikon atij” Besiana Mehmedi bashkë me partneren Slavica Galic ka bërë performancë të habitshme.

Image

Ata që për herë të parë e përjetonin si aktore ishin të fascionuar ndërkohë e veçanta e mbrëmjes ishte se krah saj kishte përzgjedh pë rolin e Amores, Nita Ismailin e cila diplomoi me këtë shfaqje, pikërisht në klasën e Besiana Mehmedit e cila është pedagoge universitetin e Tetovës.

Image

Efektet skenike, muzika, ambienti, loja e Andrej Naunov dhe regjia e Trajko Jordanovskit vërtetë lanë mbresa të jashtëzakonshme ndërkaq solistja Mehmedi dëshmoi se është artiste e pjekur e skenës sonë dhe publiku dëshiron ta shohë sa më shpesh në opera.

(Kosova Sot Online)