Filmi i ri i “Home Alone”: Kevin tallet me vendimin e Disney-t dhe s’duhet humbur reagimi i tij!

  • 08 August 2019 - 10:57
Filmi i ri i “Home Alone”: Kevin tallet me vendimin e Disney-t dhe s’duhet humbur reagimi i tij!

Disney njoftoi planin e tij për të ribërë një numër filmash të njohur përfshirë edhe komedinë jashtëzakonisht të suksesshme “Home Alone”.

Pas këtij lajmi që u prit me mjaft kritika nga fansat e dy filmave të parë të viteve ’90, ka reaguar vetë Kevin McCallister, ose Macaulay Culkin, i cili vendosi të argëtohej pak me idenë e një filmi të ri dhe postoi një foto qesharake të vetes.

“Kështu do të duket një version i ri i ‘Home Alone”, shkruante ai në përshkrimin e fotos ku shfaqej i ulur në kolltuk me barkun e fryrë dhe duke mbajtur një pjatë me ushqim para një laptopi.

Disney” raportoi të mërkurën se filmi klasik i viteve ’90 do të risillet për brezin e ri, së bashku me filmat “Night at the Museum” dhe “Diary of a Wimpy Kid”.

Në filmin “Home Alone”, i cili pati dy pjesë, luante Macaulay Culkin si 8-vjeçari guximtar Kevin McCallister, i cili u detyrua të mbrojë shtëpinë e tij nga dy hajdutë, pasi prindërit e lanë vetëm për pushime.

Nuk e dimë ende se kur do të nisë xhirimet filmi i ri apo se cilët do të jenë aktorët, por disa nga fansat i kanë kërkuar aktorit Culkin që të luajë rolin e të atit të Kevin.

Të tjerë e kanë kritikuar Disney-n për mungesë të originalitetit dhe thjesht nuk janë dakord që “Home Alone” të bëhet sërish nga e para.

Image

(Kosova Sot Onlne)