Pasi u bë nënë, Eliza Dushku i dedikon fjalët më të ngrohta partnerit për përvjetorin e parë të martesës

  • 19 August 2019 - 11:04
Pasi u bë nënë, Eliza Dushku i dedikon fjalët më të ngrohta partnerit për përvjetorin e parë të martesës

Fillimi i këtij muaji ishte i bekuar për Eliza Dushkun dhe bashkëshortin e saj, sepse ata u bënë prindër për herë të parë. Aktorja me origjinë shqiptare solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Philip Bourne. Pas lindjes ajo publikoi foton e parë të vogëlushit që e mbante në krahë babai i tij, Peter Palandjian.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Official Eliza Dushku (@elizadushku) on

Por ky nuk është gëzimi i vetëm i Elizës për këtë muaj, pasi ditën e sotme ajo feston përvjetorin e parë të martesës. Një vit më parë Eliza dhe Peter kurorëzuan dashurinë e tyre dhe sot që ka kaluar një vit aktorja e ka kujtuar në mënyrën më të bukur ditën e martesës. Ajo postoi në ‘Instagram’ dy foto të papublikuara më parë dhe i dedikoi partnerit disa fjalë shumë të ngrohta.

 

“Gëzuar përvjetorin e parë (akoma më shumë në përjetësi). Zoti Palandjian – zemra ime! Bourne dhe unë jemi shumë me fat dhe të dashuruar me ty”, ka shkruar aktorja shqiptare në postimin e saj. Eliza dhe Peter kanë kohë që njihen bashkë dhe vitin e kaluar martesën e tyre e organizuan shumë thjeshtë në Boston. 

 

(Kosova Sot Online)