Kurrë nuk u kthye instalacioni i Alekta Xhafës në Prishtinë

  • 03 shtator 2019 - 20:34
Kurrë nuk u kthye instalacioni i Alekta Xhafës në Prishtinë

Largimi i instalacionit të Alekta Xhafës nga Pallati i Rinisë, e ka nxitur kritikun e artit Ilir Muharremi, të reagojë përmes një shkrimi në Art Critic, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

“Gjurmët e këmbëve të fëmijëve, të shtypura pa mendueshëm, nga instikti i brendshëm, duke i ikur pushtetit arkaik që kredhet në terrin e autoritetit të dhunës psikologjike, shpërfilljes së shoqërisë, indiferencës, të lyera me pafajsi bojërash, të ndezura. Tek sodis të verdhen e fortë, blunë, të kuqen e shumë të tjera, i japnin freski Prishtinës ditën dhe natën, sidimos naten teksa drita e hënës përpëlitej mbi xhamin e përfundi tij shkëlqenin duart e fëmijëve. Ju kujtohet ky instalacion i cili para një kohe ishte i vendosur në hapësirat poshtë Pallatit të rinisë, e i cili ishte një ndër instilacionet më të veçanta që është parë në Kosovë.

Arsyeja pse u hoq ishte se termokosi kishte punuar në atë hapësirë me qëllim për ta kthyer prapë këtë vepër arti. Kjo nuk ndodhi dhe sheshet u mbushën me skulptura kitch. E bukura e instalacionit ishte se qyteti shikohej me skulptura optimiste, duke ikur nga ato të mbyllta depresive.”, shkruan kritiku i artit Ilir Muharremi në faqen për art dhe kulturë Art Critic

(Kosova Sot Online)