Aktorja kosovare rrëfen sfidat gjatë xhirimeve: Përfundova në emergjencë e te psikologu

  • 28 shtator 2019 - 08:46
Aktorja kosovare rrëfen sfidat gjatë xhirimeve: Përfundova në emergjencë e te psikologu

Adriana Matoshi është pa diskutim njëra ndër aktoret më të dashura për publikun.

Ajo ka fituar simpatinë e të gjithëve me rolet e saj në projekte të ndryshme filmike.

Nuk po ndalet duke marrë çmime për shumicën e roleve që ajo ka luajtur.

Adriana Matoshi së fundmi ajo me filmin “Zana” ka shënuar suksese të jashtëzakonshme ndërkombëtare.

“Sasa” sot ka qenë e ftuar në emisionin “Reload”, me ç’rast ka dhënë detaje për filmin.

Matoshi thotë se në këtë film të gjithë kanë dhënë maksimumin, madje personalisht thotë se ka përfunduar disa herë në emergjencë.

Ajo tregon se në filmin “Zana” janë pasqyruar disa ngjarje që një nënë shqiptare ka përjetuar pas luftës së Kosovës.

“Pasi kanë përfunduar xhirimet, unë kam përfunduar te psikologu. Kur flejsha në gjumë fillonte aksionin në kokën time dhe përfundonte në diçka tjetër. Më është dukur sikur unë vet po i përjetoj ato ngjarje”.

Aktorja thotë se shumë njerëz janë prekur nga filmi dhe kam pasur mesazhe pa fund.

“Ka pasur njerëz që më kanë thënë atë ngjarje që e ke pasqyruar në film më është dukur sikur është e imja”, tregon më tej ajo.

Adriana më tej tregon se edhe në momentin kur është shfaqur premiera në Toronto [Kanada], e ka pasur të vështirë të flejë pa lënë dritën ndezur.

Filmi “Zana” është një dramë tronditëse dhe emocionuese që përcjellë një grua të re kosovare, që përpiqet të bëhet nënë përderisa ballafaqohet me tmerret nga kaluara e saj e errët e kohës së luftës.

(Kosova Sot Online)