Ismail Kadare fiton Çmimin Ndërkombëtar për Letërsi “Neustadt 2020”

  • 17 October 2019 - 10:16
Ismail Kadare fiton Çmimin Ndërkombëtar për Letërsi “Neustadt 2020”

Shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare është laureati i 26-të i këtij çmimi të njohur ndërkombëtar për letërsi, i cili vlerëson arritjet letrare në mbarë botën.

Për Kadarenë shkruhet: “Ai është romancier, poet, eseist shqiptar i cili u bë i njohur në Shqipëri me forcën e tij poetike si dhe me romanin e tij të parë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” në vitin 1963”.

Ky çmim e ka origjinën në Shtetet e Bashkuara dhe juria e tij përbëhet nga autorë të vlerësuar ndërkombëtarë. Fituesit i dhurohet 50.000 dollarë, një pendë shqiponje argjendi si dhe një certifikatë. 

(Kosova Sot Online)