Dhimbja bëhet art

  • 23 November 2019 - 19:04
Dhimbja bëhet art

Ju kujtohet vogëlushi Alan Kurdi i cili ishte mbytur në detin Mesjetar. Ai dukej ende gjallë sikur po flinte me një buzëqeshje të lehtë në fytyrë. Sytë i kishte të hapura derisa njëri nga rojet e plazhit ja kishte mbyllur. Vdekja nuk mjafton të përfundojë veç me vdekjen, arti është ai i cili prezanton dhimbshëm vdekjen. Po të ishte sot gjallë do t’i kishte 7 vjet ky vogëlush. Artisti kinez Ai Weiwei, i kishte mbyllur sytë dhe ishte shtrirë në bregun e ftohtë të detit fatkeq, ku edhe kishte mbetur i pajetë trupi i sirianit Alan Kurdi. A është ki art i prekshëm dhe i mirë? Ose artisti a bëri art të madh, sepse tendencë kjo e gjithë artistëve. Këto pyetje më shumë prekin estetikën e cila ka cilësinë në të bukurën. Ajo shtritje e artistit në gurët e plazhit nuk qe komode, por estetika dominon në dritën e butë të mbrëmjes që kishte rënë në fytyrën e tij kur ai ishte shtrirë.

Është proces dinamik i krijimit dhe kjo na tregon se arti është një aktivitet i vazhdueshëm. Artsti qëndron i shtrirë në pozitë të njëjtë siç u gjet i vdekur Kurdi. I shtrirë në pjesë të barkut me këmbë të shtrira ashtu siç e ka sjellë dallga vrasëse, dhe ai merr një imazh shumë të dhimbshëm, të pafajshëm që reflekton shqisat dhe emocionet e botës sonë të brendshme. Kjo është më shumë se art. E vërteta e rëndon artin dhe ka forcën që nuk e ka arti. Ky është një imazh i cili do të variojë pafundësisht.

Ilir Muharremi, kritik i artit 

Image