Tronditet kinematografia shqiptare, ndërron jetë në moshën 59-vjeçare aktori i mirënjohur

  • 16 January 2020 - 18:47
Tronditet kinematografia shqiptare, ndërron jetë në moshën 59-vjeçare aktori i mirënjohur

Ditën e sotme një lajm i hidhur ka tronditur kinematografinë shqiptare.

Bëhet me dije se aktori i mirënjohur, Xhevdet Ferri, ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare, nga një sëmundje e rëndë

Xhevdet Ferri, lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960. Ai ishte bashkëshort i aktores Rozeta Ferri me të cilën ka luajtur në shumë filma si “Dhe vjen një ditë”, “Vitet e pritjes”, “Gjoleka djali i Abazit”,.

Filmi i tij i parë ka qenë kur ai ishte akoma një student.

(Kosova Sot Online)