Fotografi të rralla nga jeta në Kosovë, në vitet e 90-ta

  • 17 January 2020 - 09:38
Fotografi të rralla nga jeta në Kosovë, në vitet e 90-ta

Fanny Sarri një fotografe e njohur greke kishte vizituar Kosovën, në vitin 1992 duke realizuar një set të fotografive me subjetkt mënyrën e jetesës së shqiptarëve në atë vit.

Ajo kishte realizuar foto në disa lokacione të Kosovës, si në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Podujevë dhe Pejë.

Qëllimi i fotografes greke ishte të pasqyronte mënyrën e jetës së shqiptarëve në ish Jugosllavi. Siç shihet në foto shqiptarët bënin një jetë të varfër dhe të prapambetur krahasuar me vendet Perëndimore.

Kosovë 1992:  Në rrugën nga Prizreni në Prishtinë, transportet me karroca janë ende të shpeshta, madje edhe gjatë dimrit.

Prishtinë 1992: Tregu i kfashëve

Prishtinë 1992: Tregu i kfashëve

Pejë 1991

Prishtinë 1996

Has, Prizren 1992: Gra dhe ëmijë duke u transportuar me kamion

Has, Prizren 1992: Gratë nga Hasi duke vallëzuar në një dasëm në Has

Babai Bokes 1992: Këngë me qifteli në një dasëm

Babai Bokes 1992: Bakllava e përgatitun për dasmë

Has 1992: Këto gra mbajnë një copë druri në shpinë, e cila është e mbuluar nga një bisht me shumë ngjyra, të endura në vegjë si kostumet e tyre. Është gjithashtu e dobishme kur u sjellin ushqim burrave të tyre në fusha dhe mbajnë fëmijët e tyre në të njëjtën kohë.

Prizren 1992: Gratë nga Hasi duke pritur në stacionin e autobusëve të Prizrenit. Për to, dita ideale për të vizituar Prizrenin është e mërkura, dita e tregut javor.

(Kosova Sot Online)