“Një fyerje për çdo shqiptar…”, tropojanët paralajmërojnë protesta për filmin e Ermali Mamaqit

  • 30 January 2020 - 15:50
“Një fyerje për çdo shqiptar…”, tropojanët paralajmërojnë protesta për filmin e Ermali Mamaqit

Një ditë më parë u mbajt në Pallatin e Kongreseve premiera e filmit të Ermal Mamaqit, “I love Tropoja”. Nga fotot e publikuara në rrjetet sociale vihet re një numër i madhe pjesëmarrësish për të parë këtë film.

Por pasi njerëzit panë filmin, në rrjetet sociale nisën polemika të shumta, sidomos nga tropojanët. Këta të fundit shprehen se skenari i filmit nuk është aspak i denjë. Madje në faqen e “Facebook”-ut me emrin “Tropoja”, disa njerëz kanë paralajmëruar protesta.

“Djem dhe vajza, burra dhe gra të Tropojës dhe gjithë Shqipërisë të protestojnë me ashpërsinë më të madhe kundër filmit “I LOVE TROPOJA” mbasi po mësojmë qe në skenarin e tij ka një episod ku në Tropojë për të nderuar mikun e kanë vu me fjet me femrën e shtëpisë…një fryje për çdo Shqiptar dhe shqiptare”, shkruhet në postimin që ata kanë bërë në “Facebook”, i cili shoqërohet me komente të shumta që e mbështesin.

Ndërkohë lidhur me këtë keqkuptim ka reaguar edhe vetë producenti i filmit, Ermal Mamaqi. Në një reagim të gjatë në “Instagram” ai shkruan se filmi nuk ka asnjë qëllim fyes apo që të ç’nderojë për Tropojën.

“Miq desha t’ju sqaroj për një lajm dashakeq që ka dalë dje. Sipas këtij lajmi…”Në filmin tim Tropojani respekton mikun me vajzën e shpisë duke e fut në krevat” e të tjera idiotësi si këto… Nuk e kuptoj ça lloj njerëzish janë këta që guxojnë të shpikin kshu lajmesh.

Ju sqaroj se është e kundërta. Nuk do guxoja kurrë ta bëja një gjë të tillë pasi mesazhi që jep filmi është pikërisht i kundërti.

Në film Tropojanët dalin ashtu si janë, njerëz të besës të traditës dhe të nderit.

Mbrëmë në pallatin e kongreseve ka qenë Premiera më e madhe për një film me rreth 5000 të ftuar dhe filmi është ndjekur nga 2000 Tropojanë duke filluar nga Rexh Biberi(Kryetari i bashkisë Tropojë) dhe deri te Erzen Breçani. Të gjithë më falenderuan dhe më uruan për mesazhin që nxirrte filmi.

Ju ftoj të shihni filmini dhe të knaqeni. Ju bëj me dije që I Love Tropoja fillon turin e Evropës në dt 4Shkurt.

Dhe turi fillon me qytetin të cilit i dedikuam filmin. Në Tropojë.

A ma shpjegon dot njeri që nëse do e kisha bërë filmin për të çnderuar Tropojanët si mund të shkoja ta shfaq këtë film për të gjithë ata?

Mos u bëni pre e disa faqeve ose fjalëve që nxisin urrejtje. Ata gënjejnë!!! Ju pres në Pallat të Kongreseve çdp ditë 6 herë në ditë. Ky film do jetë nr 1 në Kinematografinë Shqiptare. Ju dua.

Ermali”, shkruante Ermali në postim e tij.

(Kosova Sot Online)