Ekspozita në Londër, në të ardhmen do të vishemi me kërpudha

  • 04 February 2020 - 13:31
Ekspozita në Londër, në të ardhmen do të vishemi me kërpudha

Në 1864 Zhyl Vern në librin “Udhëtim për në qendër të tokës” flet për eksplorues, të cilët ecin nën një pyll të përbërë nga kërpudha 10 metra të gjata. “Liza në botën e çudirave” ecën po në këtë linjë dhe madje u jep kërpudhave aftësinë të ndyrshojnë madhësinë e njerëzve.Por vetëm në 2007 ekzistenca e pyjeve të tillë u vërtetua. Për më shumë se një shekull fosile të tyre u mbajtën në  muze me besimin se ishin pemë të lashta konifere, për tu zbuluar shumë më vonë se nuk ishin gjë tjetër veçse kërpudha.

 Një ekspozitë në Somerset House, Londër, i ka vënë vetes sfidën për të ndryshuar opinionin e përgjithshëm mbi kërpudhat dhe rëndësinë e tyre. Sot, shkencëtarët po prodhojnë shtresa të dizenjuara për ndërtim me elemente të marra plotësisht nga kërpudhat dhe kjo është pikërisht ajo që ekspozita kërkon të shfaq. Mundësitë e shumta që ato ofrojnë.

Përveç pranisë së kërpudhave në art, ekspozita shfaq dhe forma të tjera alternative, si mundësitë që ato sjellin në dizejnime. Lista është e gjatë dhe fillon që nga zëvendësimi i lëkurës në veshje me shtresa të nxjerra nga kërpudhat. Kjo shihet si një lëvizje më pranë mbrojtjes së mjedisit, pasi kërkon të shmang përdorimin e lëkurës, e cila në shumë raste merret duke vrarë kafshë.

Këpucët janë një tjetër eksperiment që duket se ka dalë i suksesshëm. Por perspektiva e këtyre kërkuesve është edhe më e gjerë. Mae-ling Lokko, teknologe materialesh ka prodhuar blloqe ndërtimi duke kombinuar biopolimerë me shtresa të marra nga kërpudhat. Kjo presupozohet të japë rezultate të larta, duke qënë se blloqet janë shumë të forta dhe plotësisht bio.

Projekti i nisur prej saj i quajtur “Hack the root” sugjeron se këto blloqe ndërtimi jo vetëm mund të jenë një alternativë bio zëvendësuese e betoni, por mund të lejojnë ndërtimin edhe në planete të tjera.

Pjesa e fundit e ekzpozitës përfshin një karrige të bërë nga shtresa kërpudhash. Këto prodhime jo vetëm që kanë një kosto shumë më të ulët, por janë një alternativë më e shëndetëshme për mjedisin.

(Kosova Sot Online)