Në Teatrin Kombëtar hapet e pamja për Nexhmije Pagarushën

  • 08 February 2020 - 09:45
Në Teatrin Kombëtar hapet e pamja për Nexhmije Pagarushën

Bilbili i Kosovës dhe muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, dje ndërroi jetë në moshën 86 vjeçare.

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës nga ora tetë ka filluar të mbahet e pamja për vdekjen e saj.

E pamja do të jetë e hapur sot deri në ora 17:00, ndërsa nesër do të bëhen homazhet në hollin e Teatrit Kombëtar.

Ndërsa varrimi i saj do të bëhet në fshatin e lindjes, në Pagarushë të Malishevës.

(Kosova Sot Online)