Shtyhet festivali më i madh i filmi në Evropë, ai në Kanë

  • 20 March 2020 - 15:48
Shtyhet festivali më i madh i filmi në Evropë, ai në Kanë

Është shtyrë edhe Festivali i Filmit në Kanë për shkak të Koronavirusit.

Është shtyrë Festivali i Filmit në Kanë 2020, sipas një njoftimi zyrtar nga organizatorët.

Lajmi vjen pasi qeveria franceze ndaloi tubimet publike që kanë më shumë se 100 njerëz.

Në njoftimin e tyre thuhet se Festivali i Filmit në Kanë nuk mund të mbahet në datat e planifikuara, nga 12 deri 23 maj, dhe do të mbahet në fund të qershorit apo në fillim të korrikut.

“Sapo të na lejojë qeveria franceze, ne do ta bëjmë të njohur vendimin tonë”, shkruan aty.

Më tutje Festivali i Kanës thotë se po jep mbështetjen dhe po solidarizohet me të gjithë, në këto periudha të vështira pas pandemisë së koronavirusit.

(Kosova Sot Online)