Koronavirusi detyron Oscars të ndryshojë rregullat, për herë të parë lejohen filmat online por …

  • 29 April 2020 - 17:55
Koronavirusi detyron Oscars të ndryshojë rregullat, për herë të parë lejohen filmat online por …

Koronavirusi ka detyruar Oscars të ndryshojë rregullat e pranimit të filmave në konkurrim.

Për herë të parë në konkurs do marrin pjesë edhe filmat e transmetuar në platformat online.

Rregullat e deritanishme të Akademisë së Filmave lejonin vetëm filmat që ishin shfaqur në kinema në Los Angeles për të paktën një javë.

Por me mbylljen e kinemave gjatë krizës së koronavirusit, organizatorët thanë se ky është përjashtim i përkohshëm dhe i nevojshëm.

Publikimi i shumë filmave është anuluar ndërsa të tjerë janë në platformat online.

“Akademia beson me vendosmëri se nuk ka mënyrë më të mirë për të provuar magjinë e filmave sesa t’i shohësh ato në një kinema,”– thanë presidenti i Akademisë, David Rubin dhe shefi ekzekutiv, Dawn Hudson. “Sidoqoftë, pandemia e Covid-19 e kërkon këtë përjashtim të përkohshëm nga rregullat e pranimit të çmimeve.”

Akademia tha se rregulli i ri do të përfundojë kur kinematë të rihapen.

Vitet e fundit, Oscars kanë pranuar filma të realizuar nga shërbime online si Netflix dhe Amazon por vetëm nëse janë dhënë edhe në kinema.

(Kosova Sot Online)