Vdes veterani i komedisë, babai i dy aktorëve shumë të njohur

  • 11 May 2020 - 13:25
Vdes veterani i komedisë, babai i dy aktorëve shumë të njohur

Komediani  i njohur Jerry Stiller ka ndërruar jetë në moshën 92 vjeçare nga shkaqe natyrale.

Ishte djali i tij aktori Ben Stiller që dha lajmin e hidhur ditën e sotme në llogarinë e tij në Twitter ku shkroi:

' Me trishtim të thellë njoftojë që babai im Jerry Stiller ka ndërruar jetë nga shkaqet natyrale. Ai ishtë një baba dhe një gjysh i shkëlqyer. Do të na mungosh. Të dua babi’.

Babë e bir luajtën një sërë filmash së bashku si 'Zoolander', 'Heavyweights', 'Hot Pursuit', 'The Heartbreak Kid' dhe 'Zoolander 2'.

Ai u martua me aktoren dhe komedianen  Anne Meara në vitn 1954 dhe formuan një duet të jashtëzakonshëm dhe të sukseshëm në komedi të njohur si ‘Siller dhe Meara’  në vitet 1960 dhe 1970.

Ata jetuan bashkë 62 vite derisa Anne të ndërronte jetë në 2015 dhe kishin dy fëmijë Ben Stiller dhe një vajzë një tjetër aktore Amy Stiller.

Ai u nomiua në Primetime Emmy në 1997 për rolin e tij Frank Costanza.

Në vitin 2007, Stiller dhe Mearas iu dha një yll i përbashkët në Hollywood Walk of Fame në Los Angeles.

(Kosova Sot Online)