Intervistë me këngëtaren Lindita Selimi: Pjesa e fëmijerisë mbetet thesar sidomos pushimet verore që i kujtojë me mallë

  • A.P /
  • 05 korrik 2020 - 17:00
Intervistë me këngëtaren Lindita Selimi: Pjesa e fëmijerisë mbetet thesar sidomos pushimet verore që i kujtojë me mallë

Lendita Selimi është këngëtare e njohur e muzikës popullore moderne, e cila tash e sa vite është pjesë e estardës kosovare dhe shumë e kërkuar në dasma dhe ahengje familjare.

Megjithatë përtej muzikës popullore Lendita e ka sfiduar vetën edhe në muzikën zbavitëse, këtë na ka dëshmuar me pjesmarrjen e saj në festivalin "Kënga Magjike" 2006 me këngën "E di çfarë zemre ke".

Image

 

Duke pasuar me shumë këngë solo e bashkëpunime me kolegët e saj.

 

Në një intervistë për gazetën "Kosova Sot Online" Lendita shpalos shumë gjëra nga jeta dhe karriera e saj...

Cilat janë këngët që ajo i ka më për zemër dhe i ngjallin nostalgji, çfarë kujton nga fëmijëria, si i kaloj ditët e karantinës, a duhet të mbahen dasmat sipas këngëtares këtë vit, për këto dhe shumë gjëra tjera – ju ftoj ta lexoni intervistën në vijim me këngëtaren e njohur Lendita Selimi – Hajdini.

Image

“Kosova Sot Online”: Së fundmi keni publikuar disa kovera të këngëve hite, derisa e fundit fare është koveri i këngës “Dil moj këngë nga zemra ime”, a është ky trend i ri në muzikën shqipe apo ju personalisht keni zgjedhur këtë mënyrë promovimi për të qenë më afër publikut ?

Lendita Selimi - Hajdini: Po, koverat mund të them se janë në trend dhe jo vetëm te ne por ky trend ka kapluar edhe artistët ndërkombetar. Origjinali mbetet gjithmonë origjinal por koveri po na jepë një mundësi që në kengen ta sjellin në versionin tonë që po e bënë të pëlqehet nga publiku dhe kjo po na bën që të punojmë më shumë rreth kësaj por edhe të promovojmë vetën dhe ti sjellim publikut diçka që po pëlqehet.

Koveri im i fundit “Dil moj këngë nga zemra ime”, është ndër këngët që unë i kam për zemër dhe më sjellë emocion shumë dhe mesa duket nga komentet dhe mesazhet që i kam marrë për këtë këngë është pëlqyer shumë, sidomos nga kurbetqarët kam marrë shumë mesazhe të mira.

Image

“Kosova Sot Online”: Muzika shqipe është e pasur me këngë të bukura, por cilat sipas juve janë pesë këngët që s’do harrohen kurrë?

Lendita Selimi - Hajdini: Shumë e vërtetë që kemi këngë dhe këngëtarë që ja vlenë te dëgjohen gjithmonë, ose më mirë të themi këngë qe nuk vdesin kurrë dhe qe mua personalisht më sjellin emocion dhe kujtime sa herë i dëgjojë. Në këtë rast po i përmendi dy këngë që ja vlenë të përmenden, kenga: “E duam lumturinë” nga Parashqevi Simaku , kjo këngë më sjellë dyfish kujtime, ma kujton një pjesë të femijërisë dhe prindërit, ato kohë që nuk harrohen kurrë, dhe gjithashtu këtë këngë e kam dëgjuar, pasi që kam lindur vajzën time Laniken po këtë herë si nënë që për mua është kënga më e bukur në botë “E urrej shiun” nga Elita 5, këngë që sa herë e dëgjoj më kthen prapa në kohë kur jemi njoftuar me bashkeshortin tim Blerimin, ka qenë hit edhe sot dëgjohet por që mua më sjellë kujtime shumë të mira nga ajo kohë.

Image

“Kosova Sot Online”:Thuhet se vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, na kujtoni ndonjë ngjarje, për të cilën edhe sot ke nostalgji nga vendlindja?

Lendita Selimi - Hajdini: Patjetër që pjesa e fëmijerisë mbetet thesar, ato vite që nuk harrohen, sidomos pushimet verore që i kujtoj me mallë, sidomos udhëtimet në deti, por edhe vizitat tek dajtë në fshat që për mua kanë qenë kënaqësi e papërshkruar.

Image

“Kosova Sot Online”: A ju ka ndodhur ndonjëherë, ta refuzosh ndonjë këngë, për arsye se nuk ju ka përshtatur karakterit tënd?

Lendita Selimi - Hajdini: Të them të drejtën jo, sepse unë punoj zakonisht me vëllaun tim Muhametin, që është njëri ndër “fajtorët” e zgjedhjeve të këngeve të mia, por që ma dinë shijen dhe se çfarë më shkon dhe çfarë jo, për mua është një lehtësim dhe një ndihmë e madhe nga ana e tij dhe që jam me fat që e kam një vëlla dhe bashkëpuntorë të tillë dhe e falenderoj pafundësisht.

Image

“Kosova Sot Online”: Sipas teje, a është e nevojshme që një këngëtar/e të provokojë në skenë, apo nuk mund të kuptohet një këngëtar/e, i/e pëlqyer sot pa provokime?

Lendita Selimi - Hajdini: Sipas meje primare për një këngetar ose këngetare është vokali dhe mjeshtria e këndimit, por edhe paraqitja skenike ka shumë rëndesi që të kompletohesh si artise, dhe kjo është në shijen e çdo njërit se çka përzgjedhë të veshë ose të paraqitet para publikut.

Image

“Kosova Sot Online”: Si e gjithë bota edhe Kosova po përballet me luftën kundrejt koronavirusit, si po i kalon këto ditë Lindita?

Lendita Selimi - Hajdini: Ditët e karantinës i kemi kaluar në banesën tonë në Prishtinë bashkë me vajzën dhe bashkëshortin, në fillim me stres dhe frikë, por me kalimin e kohës sikur filluam të mesohemi me këtë gjendje dhe po e kalojmë me qetësi. Uroj dhe shpresoj të kalojë plotësisht ky virus e mos të kemi raste më shumë jo vetëm tek ne por edhe në gjithë botën.

Image

“Kosova Sot Online”: Me cilin këngëtarë/e do të preferoje ta realizoje një bashkëpunim, qofshin ata shqiptarë, por pse jo edhe artistë ndërkombëtar?

Lendita Selimi - Hajdini: Une kam pasur fatin të bashkëpunojë me shumë këngetarë dhe për këtë ndihem shumë e nderuar. Emra nuk po përmendi, por që jam e hapur për bashkpunime.

Image

“Kosova Sot Online”: A duhet të mbahen dasmat e planifikuara gjatë muajve në vijim, kur kemi parasysh se ka pasur kërkesa nga organet kompetente të Shëndetësisë për anulimin e tyre?

Lendita Selimi - Hajdini: Ështe përfolur shumë puna e dasmave dhe të gjithe jemi në dijeni se sa biznesi dhe sa njeriu varet nga dasmat, kur të gjithe ju kthyen punës dhe normalitetit, plus që jemi dëshmitarë dhe po shohim çdo ditë turma të njerëzve që i ngjajnë një dasme ose edhe më shumë, atëherë edhe ne do të duhej ti kthehemi punës sonë, me të cilën mbajmë familje tash e sa kohë, por gjithmonë duke i respektuar masat dhe rekomandimet që i cakton Ministria e Shëndetësisë.

Image

“Kosova Sot Online”: A keni planifikuar ndonjë këngë të re, pse jo edhe ndonjë album gjatë vitit 2020?

Lendita Selimi - Hajdini: Këngë të re do të ketë, por kur dhe si s’mund të them asgjë tani.

Image

“Kosova Sot Online”: Cila është motoja që Lindita përdor më shpesh si mesazh për shoqërinë dhe jetën në përgjithësi?

Lendita Selimi - Hajdini: Motoja ime është: Me punë dhe vullnet, arrinë çdo gjë në jetë.

Intervistoi: Armend Preteni

Image

(Kosova Sot Online)