Ministrja Dumoshi premton investime në sport e kulturë gjatë vizitës në Malishevë

  • A.P /
  • 11 August 2020 - 17:21
Ministrja Dumoshi premton investime në sport e kulturë gjatë vizitës në Malishevë

Ministrja Dumoshi premton investime në sport e kulturë gjatë vizitës në Malishevë

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka vizituar gjatë ditës së sotme komunën e Malishevës.

Gjatë kësaj vizite, ministrja Vlora Dumoshi u prit nga kryetari Begaj, me të cilin u diskutua për projektet e shumta që ministria ka paraparë për këtë komunë.

Ajo ndër të tjera ka treguar se do të sigurohet që të kontribuojnë në këtë komunë, si për të rregulluar infrastrukturën sportive ashtu edhe në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Poashtu, Dumoshi ka cekur se të gjitha komunat pa dallim do të përkrahen nga MKRS

(Kosova Sot Online)