Ka filluar Festivali internacional i artit në Harilaq

  • A.P /
  • 15 October 2020 - 16:10
Ka filluar Festivali internacional i artit në Harilaq

Artistë kombëtar dhe ndërkombëtar janë mbledhur bashkë në Festivalin Internacional të artit pamor që ka filluar nga 11 tetori e do ta zgjasë deri më 17 tetor të këtij muaji. Ky Festival i cili organizohet nga Muhamet Ahmeti Metis, organizator dhe kurator, çdo vjet mbledhë artistë nga vendet e ndryshme të botës të cilët prezantojnë përvojat e tyre artistike dhe gërshetojnë stile të ndryshme të pikturës.

Qëllimi i këtij Festivali të artit pamor është që artistët të shkëmbejnë përvoja të tyre, të prezantojnë ide të reja kreative, të nxisin debat për artin në përgjithësi, të përcjellin njëri tjetrin gjatë të pikturuarit, pastaj të debatojnë për veprat. “Scili artist do të sjellë elemente nga stilizmi ose vrulli kah qenia dhe uniteti”, thotë Ilir Muharremi i angazhuar si kritik i artit në këtë Festival.

Organizator artistik i këtij Festivali është Adriana Marku Sejdaj. Menagjer Fehmi Hoxha. Ky projekt është përkrahur nga Komuna e Fushë Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Ndërsa, artistët pjesmarrës në këtë Festival janë:

Anastasia Tarasenko – Ukraine*

Azem Kuqana – Albania *

Baëak Këkalan – Turkey *

Emma Poppy – France*

Fehim Huskovic – Bosnia and Herzegovina*

Haxhere Rama – France *

Helidon Haliti – Albania

Ismane Mehdi - North Macedonia

Jeff Roland – France *

Khalil Kofahi – Jordan*

Majlinda Kelmendi – Albania *

Marjana Goxhabeliu – Albania *

Melek Gënbey Gëler – Turkey *

Mikel Temo – Albania *

Mishel Mybell – Bulgaria*

Mustafa Arapi – Albania *

Öznur Iëir Yarkatië – Turkey *

Reshat Ameti - North Macedonia

Saimir Ahmeti – Albania *

Selime Osmani - North Macedonia

Serdar Yilmaz – Turkey

Vladimir Temkov - North Macedonia

Arta Rushiti – Kosovo *

Basri Mekolli – Kosovo *

Dije Bllaca – Kosovo *

Elena Dragusha – Kosovo

Hajrush Fazliu – Kosovo *

Haki Xhakli – Kosovo *

Halil Matoshi – Kosovo *

Hazir Reka – Kosovo *

Ilmi Sadiku – Kosovo*

Musa Prelvukaj – Kosovo*

Refki Gallopeni – Kosovo*

Saranda Kika – Bahtiri – Kosovo*

Saranda Xhemajli – Kosovo*

Xhevahire Gashi – Kosovo*


(Kosova Sot Online)